Shfajqja BAbai dhe babai
Teatri i Metropolit organizon edicionin e 7-të të “Metro Fest”. Kjo është një ngjarje kulturore që feston artin në të gjitha format e tij çdo sezon vjeshte. Ky festival mbledh artistë të njohur, aktorë, muzikantë, krijues nga skena mbarëshqiptare. Përmbledhja e shfaqjeve teatrale, koncerteve dhe performancave të ndryshme krijojnë mjaft kreativitet dhe performancë fantastike. “Metro Fest” ofron një përvojë për të vlerësuar thellësinë e artit. Kjo ngjarje shënon një moment të veçantë në kalendarin kulturor të Teatrit Metropol duke mbledhur së bashku komunitetin artistik dhe duke mbarë këto emocione bashkë me publikun. Në këtë edicion janë përzgjedhur për t’u vendosur në skenë një larmi veprash. Festivali u çel me veprën e Jeton Nezirajt, me regji të Kushtrim Koliqit, “Babai dhe Babai”, e cila u shfaq në 20 dhe 21 tetor. Shfaqja “Babai dhe Babai”, zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore. Ajo flet për një botë me tregime të pafolura familjare dhe trauma shoqërore të fshehura. Sfidat e përditshme që përballen mes Dinit, gruas së tij Sarës dhe vajzës së tyre Lola. Ndërsa kufijtë e rutinës zhduken, zbulohet dhimbja e thellë që i mban peng. Një familje në dukje e zakonshme... Por a është me të vërtetë e tillë? Në këtë shfaqje zbulohet dhimbjet e pashpjegueshme që formojnë jetën e tyre. Kjo nuk është thjesht një dramë mbi sfidat e përditshme. Është një dëshmi për vetminë e thellë dhe dhimbjen që fshehet poshtë sipërfaqes. Një histori plot me emocione, nga ato te zakonshme deri te ato që rrëngjethin zemrën.
Regjisori Kushtrim Koliqi, është shprehur për mediat në lidhje me këtë shfaqje: “Është mirë kur mblidhen profesionista të teatrit, producenta, etj. Është një lloj komunikimi me njërëzit, që është i nevojshëm për tu mirëmbajtur dhe për të vazhduar, qoftë për ndonjë bashkëpunim, apo për ndonjë ide të re përtej kësaj, etj, etj. Me të vërtetë jemi të lumtur që e hapëm sonte” ka pëfunduar regjisori Koliqi.
Regjisori Kushtrim Koliqi
"Metro Fest 7" i cili vijon të shfaqet në Teatrin Metropol, prezanton një panoramë të artit dhe kulturës së pasur shqiptare këtë sezon vjeshte. Artistë, aktorë, muzikantë dhe talentë të ndryshëm nga bota shqiptare dhe mbarëshqiptare vijnë së bashku në një platformë të njohur për të sjellë shfaqje teatrale, koncerte dhe performanca mbresëlënëse. "Metro Fest" sjell një atmosferë të mbushur me energji dhe frymëzim. Është një nga ngjarjet kryesore të sezonit kulturor të Teatrit Metropol, duke mbledhur së bashku artistët dhe adhuruesit e artit në një festë të vërtetë të ndjenjave.
Programi i këtij edicioni paraqet shfaqjet: më 20, 21 tetor: "Babai dhe babai " nga Jeton Neziraj, regjia Kushtrim Koliqi. Më 26, 27, 28, 29 tetor "Vazoja" nga Fatbardha Zyberi, regjia Elona Hyseni, më 1 Nëntor: "N' konak" koncert nga Ansambli Tirana. Më 3 Nëntor: "Teatri sot" - Pasqyre e nje shekulli e gjysmë teatri, ku ndodhemi? Më 9, 10, 11, 12, 16, 17, 18, 19 nëntor: "Ata hyjnë pa trokitur" me autor dhe regji Armand Bora.
Teatri Metropol fton të gjithë artdashësit që t’i bashkohen këtij edicioni të 7-të të “Metro Fest”, duke përjetuar bashkë me artistët, një udhëtim kulturor e artistik!
Sava Lena