Xi Jinping-u thekson mobilizimin e punëtorëve për të marrë pjesë në rilindjen kombëtare
2023-10-24 15:16:30

Foto nga Xinhua

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping theksoi të hënën mbështetjen e udhëheqjes së gjithanshme të Partisë lidhur me sindikatat dhe mobilizimin e qindra milionë punonjësve të vendit për të marrë pjesë fuqimisht në kauzën e madhe të ndërtimit të një vendi të fortë dhe të rilindjes kombëtare. 

Xi, gjithashtu president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri këto komente gjatë një bisede me udhëheqësinë e re të Federatës Mbarëkineze të Sindikatave. 

Duke komentuar mbi punën e kësaj federate dhe të sindikatave në të gjitha nivelet në pesë vjetët e fundit, Xi vuri në dukje se ato kanë bërë shumë përpjekje produktive në forcimin e orientimit politik të punëtorëve, organizimin e punës së tyre, mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punëtorëve, ruajtjen e qëndrueshmërisë së të punësuarve, thellimin e reformave sindikale dhe përparimin e forcimit të Partisë në sistemin sindikal.

Është e nevojshme të bashkohen masat e punëtorëve rreth Partisë dhe të forcohen përpjekjet e tyre për të realizuar detyrat qendrore të Partisë, vuri në dukje ai, duke shtuar se fokusi duhet të jetë në zbatimin e filozofisë së re të zhvillimit, krijimin e një paradigme të re zhvillimi dhe nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë. 

Xi bëri thirrje për kryerjen e formave të ndryshme të konkurseve të punës e aftësive, për të stimuluar entuziazmin dhe potencialin e punëtorëve. 

Ai vuri gjithashtu në dukje se klasa punëtore dhe punonjësit e tjerë në Kinë duhet të vazhdojnë shpirtin e punëtorëve shembullorë, të punës së zellshme e mjeshtërisë dhe bëri thirrje për përpjekje për të kultivuar më shumë punëtorë shembullorë dhe të aftë.