Paralojërat Aziatike, vendosen dy rekorde botërore në ditën e parë
2023-10-24 15:06:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

E hëna ishte dita e parë e Paralojërave Aziatike të Hangzhou-t. Sportisti kinez i kanotazhit Xie Maosan mori medaljen e parë të artë. Deri të hënën në mbrëmje, delegacioni kinez kishte fituar gjithsej 31 medalje të arta, duke u renditur në vendin e parë në listën e medaljeve të arta dhe të medaljeve në përgjithësi.


Po në ditën e parë u vendosën dy rekorde të reja botërore, përkatësisht në peshëngritje dhe në gjuatjen me hark. Në peshëngritje për femra në peshën 41 kg, kinezja Guo Lingling theu tre herë rekordin botëror, duke vendosur rekordin e ri me 123 kg. Harkëtari iranian Arab Ameri Mohammad Reza shënoi rekordin e ri botëror me 667 pikë në gjuajtje me hark të riharkuar si individ.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kanotazhi është një sport i sapopërfshirë në Paralojërat Aziatike. Në garat individuale për femra në kategorinë KL1, kinezja Xie Maosan fitoi medaljen e artë me 55 sekonda e 478 të qindtat. Kjo është një medalje shumë e rëndësishme, pasi është hera e parë që Kina fiton e para një medalje të artë në historinë e Paralojërave Aziatike.


“Jam shumë e emocionuar që fitoj medaljen e artë në vendin tonë dhe kam mundësinë të ngre flamurin me pesë yje për atdheun!” u shpreh Xie, e cila shtoi se “do të përpiqem të ngjitem në podiumin e medaljeve edhe në paralimpiadë”.


Ekipi uzbekistanas është fituesi më i madh në kanotazh. Në ditën e parë, sportistët uzbekistanas fituan tre medalje të arta, përkatësisht në garat për femra VL2, VL3 dhe për meshkuj KL2. Medalja e artë në garat për meshkuj në kategorinë KL1 u mor nga ekipi iranian.


Në atletikë,  në ditën e parë janë dhënë 25 medalje të arta, kurse në not 19. Notarja kineze Jiang Yuyan fitoi medaljen e artë në 100 metra stil shpinë -S6, duke thyer rekordin aziatik me 1’20”58.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

“U befasova, sepse para garave synimi që kisha caktuar, ishte rekordi i ri në paralojërat, por nuk e imagjinoja që pishina këtu në Hangzhou të ishte aq e mirë dhe shikuesit aq të ngrohtë, çka më dha më shumë forca dhe shënova një nivel të kënaqshëm,” tha Jiang Yuyan.


Në ditën e parë, delegacionet nga 24 vende e rajone kanë fituar medalje. Pas delegacionit kinez, Irani dhe Uzbekistani renditen përkatësisht në vendin e 2-të dhe atë të 3-të. (Jiang Lei)