Gjatë Javës së Modës në metropolin kinez Shangai u mbajt një dialog për modën i titulluar “Shine Her Light”. Shumë nga supermodelet kineze, tashmë në moshë rreth 50 vjeçare ndanë përvojat e tyre në fushën e modës, por dhe vijimin e karrierës në fusha të tjera të jetës. Disa prej tyre nga modele janë bërë stiliste, apo aktore e sipërmarrëse.
Modelet gjejnë një mënyrë të re për të shprehur veten
Java e Modës në Shangai ka dëshmuar një numër në rritje modelesh dhe me një shumëllojshmëri zgjedhjesh të jetës. Shumë prej tyre kanë përjetuar një transformim në jetën dhe punën e tyre.
Ma Yanli/China Daily
Një dialog i modës i titulluar “Shine Her Light” u mbajt në Sukhothai në Shangai më 14 tetor. I nisur nga java e modës, eventi ftoi 12 ikona femra për të ndarë përvojën e tyre. Si supermodelja e parë në Kinë, Ma Yanli përfaqëson një tranzicion të suksesshëm nga modele në stiliste. Karriera e supermodeles Ma filloi në Shangai në vitin 1993 dhe ajo fitoi kampionatin e parë Ndërkombëtar të Modeleve në Shangai në vitin 1995. Tre vjet më vonë, Ma themeloi markën e saj dhe lançoi koleksionin e saj në 2005.
"Është vërtet fat që një modele të transformohet në një stilist. Në pistë, ju shfaqni bukurinë në mënyrën tuaj, ndërsa si stilist krijoni bukuri", tha 49-vjeçarja Ma.
"Për të krijuar markën time, shpresoj ta përhap këtë bukuri në një mënyrë më të bazuar.", u shpreh ajo.
Për Manë, gjetja e një jete kuptimplote në faza të ndryshme është një mënyrë për të vazhduar ndërtimin e vlerave.
Një tjetër supermodele, Qu Ying, ndau disa momente të rëndësishme në jetën e saj. Në moshën 52-vjeçare, ajo u rikthye në një sfilatë dhe video e saj në pistë u bë virale në platformat e mediave sociale.
E lindur në një familje artistësh në provincën Hunan, Qu vendosi të studionte dramë dhe u largua nga shtëpia në moshën 15-vjeçare, duke u bërë aktore tre vjet më vonë.
Qu Ying/China Daily
"Në moshën 18-vjeçare, e arrita ëndrrën time për të qenë aktore. Megjithatë, kam nisur transformimin tim të parë në jetë, duke u kthyer nga një aktore në një model në 1990," tha Qu.
Por vite më vonë, ajo ndryshoi nga modele në aktore. Përveç xhirimeve dhe këndimit, ajo provoi edhe përpjekje të reja si pjesëmarrja në shfaqje teatrale dhe estradë. Qu tha se përvoja e modelingut e ka zgjeruar rrugën e saj të transformimit dhe i ka ofruar asaj një përvojë më të pasur jetësore.
“I inkurajoj veçanërisht të rinjtë që të bëhen modelë sepse ky profesion është plot risi dhe ndryshime”, tha Qu.
Tong Chenjie/China Daily
Disa gjenerata të reja të modeleve ndanë gjithashtu historitë e tyre të jetës në këtë ngjarje. Modelja kineze Tong Chenjie mori pjesë në ngjarje me një identitet të ri, Xiaoyuzhou FM. Ajo tani ka mbi 40,000 ndjekës në këtë platformë.
Tong filloi kanalin e saj të podcast-it në vitin 2021 dhe ftoi shumë nga miqtë e saj të famshëm që t'i bashkoheshin. Dialogu i thelluar me personazhet e famshëm i ka dhënë kanalit të saj shumë vlerësime pozitive.
Gradualisht, shumë përdorues të internetit dëshirojnë të ndajnë përvojat dhe vështirësitë e tyre me Tong në komente, ndërsa ajo u përgjigjet atyre me kujdes.
Nga një modele që udhëton nëpër botë e deri te një grua biznesmene në pistën e fitnesit, Ge Peiqi ka qenë menaxhere për nëntë vjet dhe tani zotëron një studio për femra.
Ge Peiqi/China Daily
"Sipërmarrja nuk është aq e lehtë, por sapo filloni, është e vështirë të ndaleni. Transformimi nuk është një gjë e lehtë, por duhet ta provoni në jetë," tha Ge.