"Rruga digjitale e mëndafshit"përshpjeton modernizimin botëror
2023-10-22 15:01:27


Foto nga VCG

Ndërsa ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë" ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit me cilësi të lartë, përparimi i ekonomisë globale digjitale ka sjellë mundësi të reja. Në ceremoninë e hapjes së Forumit të 3-të të Samitit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit "Një brez, një rrugë" organizuar së fundmi, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim kryesor dhe propozoi që Kina të krijojë një zonë pioniere të bashkëpunimit "Rruga e Mëndafshit e Tregtisë Elektronike" dhe do të mbajë çdo vit "Ekspozitën Globale të Tregtisë Digjitale". Kina dhe vendet përkatëse kanë lëshuar gjithashtu së bashku dokumente të rezultateve të tilla si Nisma e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Pekinit për Ekonominë Digjitale "Një brez, një rrugë". Bota e jashtme përgjithësisht beson se kjo do të nxisë thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dixhital midis Kinës dhe vendeve bashkëndërtuese.

Aktualisht, shoqëria njerëzore po përjeton valën e katërt të revolucionit industrial të karakterizuar nga digjitalizimi, rrjetëzimi dhe inteligjenca. Sipas statistikave të raportit përkatës, në vitin 2022, ekonomia totale digjitale e pesë vendeve:  ShBA, Kinë, Gjermani, Japoni dhe Kore e Jugut, arriti në 31 trilionë dollarë amerikanë, ndërsa ekonomia digjitale përbën 58 % të PBB-së dhe shkalla e saj  vazhdon të rritet. Por nga ana tjetër, për shkak të ndarjes digjitale, shumica e vendeve në zhvillim nuk i kanë shijuar plotësisht mundësitë dhe rezultatet që sjellin ndryshimet teknologjike dixhitale, gjë që pengon aftësinë e tyre për të kapur hapin e modernizimit.

Dhjetë vite më parë, Kina shpalli nismën "Një brez, një rrugë". Nën qëllimin e përgjithshëm të "ndërlidhjes", një drejtim i rëndësishëm është promovimi i bashkëpunimit të gjerë midis vendeve bashkëndërtuese në fushat e teknologjisë, infrastrukturës dhe tregjeve digjitale. Me pjesëmarrjen dhe promovimin aktiv të Kinës, ndërtimi i "Rrugës Digjitale të Mëndafshit" ka arritur rezultate të frytshme.

Foto nga VCG

Stacionet bazë 5G, qendrat e të dhënave, qendrat kompjuterike cloud, qytetet inteligjente, etj. janë zbatuar në shumë vende; portet, hekurudhat, rrugët etj. në shumë vende bashkëndërtuese janë përmirësuar dhe transformuar në mënyrë digjitale; Beidou-3 ofron shërbime gjithëpërfshirëse të navigimit satelitor për trenat e mallrave Kinë-Evropë, anijet etj. ; Kina nënshkroi memorandume mirëkuptimi me 20 vende për bashkëpunimin në ndërtimin e Rrugës Digjiitale të Mëndafshit ... Këto projekte jo vetëm që kanë përmirësuar shumë nivelin e digjitalizimit në vendet bashkëthemeluese, por gjithashtu kanë ndryshuar jetët e mjaft njerëzve. Për shembull, falë fibrës optike të vendosur nga Kina, nxënësit e shkollave fillore në Nepal kanë akses në burime më të pasura multimediale arsimore; përmes tregtisë elektronike ndërkufitare dhe transmetimit të drejtpërdrejtë në internet, produkte të specializuara nga e gjithë bota kanë hyrë në mijëra familje në Kinë...

Gjatë këtij forumi, Kina dhe vendet përkatëse publikuan së bashku Nismën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Pekinit për Ekonominë Digjitale "Një brez, një rrugë", e cila propozoi 20 pika konsensusi në fushat e infrastrukturës, transformimit industrial, aftësive digjitale dhe mekanizmave të bashkëpunimit. Kjo ka zgjeruar kanale të reja për bashkëpunimin ekonomik digjital dhe ka vënë në dukje rrugën për "forcimin e ndërlidhjes digjiitale dhe ndërtimin e një rruge digjitale të mëndafshit" në dekadën e ardhshme. Disa analistë theksuan se në kontekstin e rritjes aktuale të anti-globalizimit, zhvillimi i tregtisë elektronike, tregtisë së shërbimeve digjitale etj. do të ndihmojë në thyerjen e barrierave tregtare, nxitjen e tregtisë globale dhe promovimin e rritjes ekonomike botërore.

Foto nga VCG

Në të njëjtën kohë, Kina propozoi gjithashtu Nismën Globale për Qeverisjen e Inteligjencës Artificiale, duke theksuar se zhvillimi i këtij sektori duhet t'u përmbahet parimeve të respektit reciprok, barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë.Të gjitha vendet, pavarësisht nga madhësia, forca apo sistemi social, kanë mundësi të barabarta  për të zhvilluar dhe përdorur inteligjencën artificiale. Kjo ofron zgjidhje kineze dhe ide të reja për qeverisjen globale të inteligjencës artificiale. 

Ekonomia dhe teknologjia digjitale përfaqësojnë drejtimin e zhvillimit të kohës dhe janë gjithashtu të lidhura me faktin nëse vendet në zhvillim mund të arrijnë zhvillim të shpejtë. Duke hyrë në një dekadë të re të ndërtimit të përbashkët cilësor të nismës "Një brez, një rrugë", Kina do të vazhdojë të promovojë inovacionin dhe ndarjen e teknologjisë digjitale, duke i lejuar vendet bashkëthemeluese të realizojnë sa më shpejt  modernizimin përmes "Rrugës Digjitale të Mëndafshit". (Çang Çuo)