Vedat Ademi duet me këngëtaren e re Ergita Bahja
2023-10-22 15:45:42

Vedat Ademi paralajmëron bashkëpunimin me këngëtaren e re Ergita Bahja. Këngëtari i mirënjohur, Vedat Ademi nëpërmjet një postimi në Instagram, ka zbuluar se është drejt finalizimit të një bashkëpunimi me Ergita Bahja. Ai ka postuar një video të shkurtër të shkëputur nga videoklipi. “Pa frymë deri në publikimin e kësaj kënge plot dashuri”, shkruan këngëtari në mbishkrimin e postimit.  Kujtojmë që ky bashkëpunimi i Vedatit vjen disa muaj pas këngës së tij të fundit “Asaj”. Artisti shqiptar edhe pse jeton jashtë vendit është i pranishëm pranë publikut shqiptar me hite si dhe bashkëpunime të ndryshme.