< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Reperi shqiptar Bardhi njofton këngën e re
2023-10-22 15:47:32

Bardhi paralajmëron këngën e re, duke publikuar pamje nga xhirimet e videoklipit në New York.  Reperi i njohur shqiptar  është duke punuar për projektin e tij më të ri. Ai ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit në muzikë, ndërsa momentalisht është duke finalizuar  projektin më të ri. Këngëtari këto ditë ka udhëtuar për në New York për shkak të angazhimeve të tij me koncerte, por përveç kësaj, ai ka shfrytëzuar momentin për të realizuar dhe xhirimet e videoklipit të ri.

Në disa postime në Instagram ai shkruan: “Xhirimet e videoklipit janë kryer, kur po e lansojmë?”, duke mos dhënë më shumë detaje.  Bardhi ka kohë që ka nisur punën për të realizuar edhe një album të ri, në të cilin do të ketë bashkëpunime me artistë nga vendi, por edhe ndërkombëtarë.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree