Avokat Saimir Kumrija ka një përvojë shumëvjeçare në fushën e menaxhimit dhe konsultimit në çështje të emigracionit, mbështetjes për bizneset dhe ndihmës në punësim në Britaninë e Madhe. Gjithashtu ai ka njohuri të thella në fushat e të drejtës tregtare, si dhe për licencat e bizneseve prodhuese në Shqipëri, (duke përfshirë lejet e mjedisit, licencat e transportit dhe të tjera).
Ai është i përkushtuar për të siguruar cilësinë më të lartë të shërbimit në çdo kohë. Eksperienca dhe formimi i ka dhënë bindjen dhe disiplinën për të punuar në çështje komplekse. Në vitin 2015, Saimiri ka mbaruar studimet në nivelin master në shkencat juridike në Universitetin "Tor Vergata" në Romë. Dosja e tij profesionale përfshin mbi 200 raste të suksesshme ligjore. Në prill të vitit 2021 Saimiri ka kandiduar si deputet për qarkun e Elbasanit, në zonën e Gramshit.
Prej vitit 2018 ai drejton SK Legal Consultant, një kompani e cila operon ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Ndërsa në vitin 2021, avokati Kumrija ka bashkëthemeluar “Vivere In Albania”, zyrë e konsulencës ligjore për transferimin e qytetarëve dhe kompanive të huaja në Shqipëri
CMG:Avokat, prej sa vitesh punoni në këtë profesion?
Av. Saimir Kumrija: Unë kam pasur fatin që kam studiuar ne Itali dhe kjo më ka hapur nje bagazh shumë të madh formimi dhe tani kam shumë vitë që e ushtroj këtë profesion.
CMG: Ju jeni marrë vetëm me shqiptarë apo edhe me të huaj?
Av. Saimir Kumrija: Unë që në fillesat e mija jam marrë me shqiptarë dhe me të huaj. Ka qenë në ambiciet e mia që t’i mbështes shqiptarët anë e mbanë botës, duke mos i lënë ata në probleme të pazgjidhshme. Një ndër këto nisma do të cilësoja atë të të ligjit të pensioneve, duke punuar për t’i njohur ato. Kam ndihmuar shumë të huaj që të marrin shtetësinë shqiptare dhe të gëzojnë këtu një pension si dhe të jetojnë të qetë. Ky ligj është aprovuar që në vitin 2021 dhe shumë të huaj ndihen të lumtur që kanë ardhur të jetojnë në Shqipëri apo edhe të investojnë.
CMG: Cilat jane sfidat kryesore në këtë profesion?
Av. Saimir Kumrija: Sfida kryesore është të jesh i adaptuar me të gjitha risitë dhe zhvillimet ne ligjet e fundit apo normativat. Pasi është e vetmja mënyrë për t’i dhënë klientit një zgjidhje për problemin e tij. Është një profesion shumë delikat sepse ka të bëjë me rezultatin. Ajo që ne kemi detyrën është të vendos përpara se të zhvillohet gjyqi, procesi apo dosja një fotografi të gjerë tek klienti për çdo skenar të sukseshëm apo pesimist. Pra, ne jemi çdo ditë në një sfidë. Ne duhet të jemi me klientët të sinqertë dhe të prekshëm se si mund t’i zhvillohet dosja. Kemi besimin e klientit dhe kemi qenë korrekt në formën e shërbimit pasi besimi i tyre është shumë i shenjtë dhe është besimi që të rrit biznesin.
CMG: Pse keni punuar me fushën e emigracionit?
Av. Saimir Kumrija: Ka qenë kjo sepse kisha dëshirë që Shqipërinë ta njihnin edhe më shumë njerëz. Tashmë u bënë gati tre vite që kam ikur në Angli dhe zyra ime është në qendër të Londrës, duke punuar jo vetëm me qytetarët shqiptarë por edhe të huaj dhe biznese. Për mua kjo është puna e ëndrrave, pasi ndihem i konsoliduar.
CMG: A keni një mesazh për të gjithë juristët e rinj?
Av. Saimir Kumrija: Unë i sugjeroj juristët që të zgjedhin siç duhet gjënë që duan të bëjnë në jetë dhe të kuptojnë që ky profesion është shume dinjitoz dhe përgjegjësi e lartë për ta mbajtur këtë post. Ndaj, sa më shume juristë të ketë aq më mirë pasi duhet që të rritet cilësia. Juridiku nuk ka dhe nuk kërkon një zhvillim të fortë në gjimnaz, por kërkon një punë presistente, një konstancë, vazhdueshmëri dhe devotshmëri. Kush do një karrierë të lartë duhet të jetë i përgatitur për këto të fundit.
Intervistoi Megi Latifi