Kina shpall nismën për të trajtuar shqetësimet mbi zhvillimin e IA-së
2023-10-20 16:32:42

foto nga CFP

foto nga CFP

Presidenti i Kinës Xi Jinping shpalli se Kina do të paraqitë Nismën e Qeverisjes Globale të Inteligjencës Artificiale (IA), që ofron një qasje konstruktive kundrejt shqetësimeve mbi zhvillimin dhe qeverisjen e IA-së dhe harton masterplanin për diskutimet përkatëse ndërkombëtare dhe për vendosjen e rregullave, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Xi e bëri njoftimin në fjalimin e tij kryesor në ceremoninë e hapjes të Forumit të 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë" të mërkurën në Pekin.

IA është pararoja e re e zhvillimit të njerëzimit dhe përmban mundësi të mëdha, të shoqëruara me rreziqe që vështirë të parashikohen dhe me sfida që kërkojnë përgjigje globale, tha zëdhënësi.

Nisma shtjellon në mënyrë sistematike propozimet e Kinës mbi qeverisjen e IA-së nga tre aspekte, që janë zhvillimi, siguria dhe qeverisja e IA-së.

"Kina është e gatshme për shkëmbime e bashkëpunim pragmatik me të gjitha palët mbi qeverisjen globale të IA-së, për t'i sjellë përfitime të gjithë njerëzimit ndërmjet teknologjisë IA," shtoi zëdhënësi. (Wang Lei/ Artan)