Peng Liyuan: Kultura, lidhësja shpirtërore e bashkëpunimit të "Një brez, një rrugë"
2023-10-19 11:07:28
Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit të Kinës Xi Jinping, ftoi të mërkurën bashkëshortet e liderëve të huaj për vizitë në Muzeun Kombëtar të Arteve dhe Zejeve të Kinës, i njohur edhe si Muzeu i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale i Kinës.
Znj. Peng u shpreh se kultura është lidhësja shpirtërore e bashkëpunimit në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë".
Këta mysafirë ndërkombëtarë ishin në Pekin për të marrë pjesë në Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë", një veprimtari dyditore që përfundoi të mërkurën. (Wang Lei/ Artan)
Lajmet Kryesore