Progresi i bërë në zhvillimin e gjelbër të “Një brez, një rrugë”
2023-10-18 10:52:02

Kina ka bërë përparim historik në zhvillimin e gjelbër të nismës “Një brez, një rrugë”, ndërsa vendi përpiqet të përmirësojë mekanizmin e nivelit të lartë dhe mekanizmin e bashkëpunimit për skemën ndërkombëtare, deklaroi Zhang Yujun, kreu i Qendrës së Bashkëpunimit të Jashtëm Mjedisor në Ministrinë e Ekologjisë dhe Mjedisit, gjatë një interviste për “China Daily” në fillim të Forumit të tretë të “Një brez, një rrugë” për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Një studiues pakistanez vëzhgon rritjen e orizit eksperimental të mbjellë në tokën alkanile dhe të kripur, Institut i Bujqësisë i Kinës, 2019 Pekin(Foto:VCG)

Një studiues pakistanez vëzhgon rritjen e orizit eksperimental të mbjellë në tokën alkanile dhe të kripur, Institut i Bujqësisë i Kinës, 2019 Pekin(Foto:VCG)

Kina ka prezantuar një sërë masash për të përmirësuar mekanizmin e nivelit të lartë për ndërtimin e gjelbër të “Një brez, një rrugë”, tha ai. Sipas tij, në vitin 2017, për shembull, Kina publikoi një plan të fokusuar në nxitjen e bashkëpunimit mjedisor të “Një brez, një rrugë” dhe një udhëzues që detajon udhërrëfyesin e vendit për zhvillimin e skemës në një mënyrë miqësore me mjedisin.

Ai tha se vendi nxori gjithashtu dy dokumente për investimet jashtë vendit në vitin 2021 dhe vitin e kaluar, të cilat kanë ofruar udhëzime për ndërmarrjet kineze në operacionet e tyre të investimeve jashtë shtetit dhe menaxhimin mjedisor.

Me fokusin te ndryshimet e klimës, udhëzuesi 2022 përfshin kërkesat për një gamë të gjerë procedurash në operacionet e kompanive jashtë shtetit që marrin parasysh mjedisin.

Për shembull, përpara se të finalizojnë bashkimet dhe blerjet jashtë shtetit, ndërmarrjet duhet të vlerësojnë rreziqet mjedisore të krijuara nga kompanitë e synuara, duke përfshirë ndotjen, paditë dhe ndëshkimet.

Përparësi në vlerësime duhet t'i jepet gjithashtu asgjësimit të mbetjeve të rrezikshme dhe emetimeve të gazeve serrë.

Hekurudhë Xhakartë-Bandun të ndërtuar nga kompanitë kineze(Foto:VCG)

Hekurudhë Xhakartë-Bandun të ndërtuar nga kompanitë kineze(Foto:VCG)

“Gjithmonë duke iu përmbajtur filozofisë së zhvillimit të gjelbër, Kina ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të ngritur platformat e bashkëpunimit shumëpalësh nën kuadrin e gjelbër të “Një brez, një rrugë””,- tha Zhang.

Kina, së bashku me 31 vende, kanë nisur bashkërisht Iniciativën për Partneritetin e “Një brez, një rrugë” për Zhvillimin e Gjelbër, duke synuar që të promovojnë së bashku zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët.

Zhang theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që ka luajtur Koalicioni Ndërkombëtar i Zhvillimit të Gjelbër të “Një brez, një rrugë” në bërjen e kësaj nisme më të gjelbër.

I iniciuar në vitin 2019 nga Ministria kineze e Ekologjisë dhe Mjedisit me partnerët e saj nga brenda dhe jashtë, koalicioni tani përbëhet nga më shumë se 150 partnerë nga 43 vende, duke përfshirë autoritetet mjedisore të 26 vendeve. Deri më sot, koalicioni ka mbajtur pothuajse 100 simpoziume mbi zhvillimin e gjelbër në projektet e “Një brez, një rrugë”, duke përfshirë ato për trajtimin e ndryshimeve klimaterike dhe promovimin e ruajtjes së biodiversitetit. Duke u bashkuar me ekspertët nga brenda dhe jashtë vendit, janë publikuar mbi 30 raporte politikash, duke përfshirë Udhëzuesin e Zhvillimit të Gjelbër për Projektet e “Një brez, një rrugë”. Këto raporte jo vetëm që kanë ofruar koncepte të avancuara zhvillimi dhe sugjerime politikash për qeveritë, kompanitë dhe institucionet financiare, por kanë promovuar gjithashtu idetë, zgjidhjet dhe mençurinë e Kinës, tha Zhang.

Platforma mjedisore “Big Data BRI” ka mbledhur informacionin bazë mjedisor të mbi 200 vendeve dhe rajoneve të përfshira në iniciativë. Ajo tani përfshin rregullore dhe standarde mjedisore për mbi 40 vende të “Një brez, një rrugë”. Platforma ka ofruar zgjidhje për zhvillimin e gjelbër, me karbon të ulët dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe parandalimin e rrezikut ekologjik dhe mjedisor, për investimet e jashtme, sipas Zhang.

Foto:VCG

Apartament "Pyll në qytet" , projekt i bashkëpunimit brenda "Një brez, një rrugë", 2023, Gelang Patah Malajzi(Foto:VCG)

Sipas tij, Kina ka ofruar kurse trajnimi për rreth 3000 persona nga 120 vende nën Programin e Rrugës së Mëndafshit të Gjelbër. Zhang tha se përpjekjet e Kinës për të ndërtuar një nismë të gjelbër janë themelore për ndërtimin e një bote të pastër dhe të bukur.

“Kina ka pësuar një transformim të rëndësishëm nga të qenit pjesëmarrëse në një udhërrëfyes në qeverisjen globale mjedisore. Përpjekja e saj në promovimin e një nisme “Një brez, një rrugë” të gjelbër do të kontribuojë me mençurinë dhe zgjidhjet kineze për ndërtimin e qytetërimit ekologjik në mbarë globin. Përpjekjet do të injektojnë gjithashtu një vrull të ri në ndërtimin e një bote të pastër dhe të bukur dhe në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, nga e cila do të përfitojnë vazhdimisht njerëzit nga vendet e “Një brez, një rrugë””,- tha ai.