Xi bën thirrje për të nderuar pjesëmarrësit dhe ndërtuesit e "Një brez, një rrugë"
2023-10-18 15:11:24

foto nga

foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të martën për të nderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ndërtuesit e përfshirë në bashkëpunimin në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë".

Ai e tha këtë në një pritje për nder të të ftuarve që marrin pjesë në Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë".

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit pas paraqitjes së nismës "Një brez, një rrugë", Kina dhe partnerët e saj në këtë nismë kanë punuar bashkërisht për të zhvilluar shpirtin e Rrugës së Mëndafshit, për të kontribuuar për ndërlidhshmërinë globale, për të ndërtuar platforma për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe për t'i dhënë shtysa të reja rritjes ekonomike botërore, vuri në dukje Xi.

Nisma ka ofruar mijëra projekte bashkëpunimi pragmatik dhe ka arritur rezultate konkrete, tha Xi, duke shtuar se arritjet e bashkëpunimit në kornizën e kësaj nisme nuk janë të papritura e as janë rezultat i bamirësisë së të tjerëve, por u krijuan nga qeveritë, ndërmarrjet dhe popujt e vendeve pjesëmarrëse me zellin, mençurinë dhe guximin e tyre.

foto nga Xinhua

"Bashkëpunimi në kuadër të nismës 'Një brez, një rrugë' synon zhvillimin e përfitimet e ndërsjella dhe përcjell një mesazh shprese," tha Xi. Sipas tij, prirja historike e paqes, zhvillimit dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta është e papengueshme dhe dëshira e njerëzve për një jetë më të mirë  e aspirata e të gjitha vendeve për zhvillim e lulëzim të përbashkët janë të papengueshme.

Presidenti kinez premtoi se bashkëpunimi me cilësi të lartë në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" do të krijojë një të ardhme më të ndritur për njerëzimin, me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha vendeve pjesëmarrëse. (Wang Lei/ Artan)