Jam Li Xiaobing, anëtar i ekipit të 22-të të ndihmës mjekësore kineze për Ugandën, nga Spitali i Mjekësisë së Integruar Kineze dhe Perëndimore i provincës Yunnan.
Në qershorin e nxehtë, si një anëtar i ekipit të ndihmës mjekësore jashtë vendit, u nisa nga aeroporti i Kunming-ut për në Ugandë, "Perla e Afrikës",
Pika e banimit të ekipit të ndihmës mjekësore për Ugandën ishte afër Spitalit të Miqësisë Kino-Ugandase. Mes spitalit dhe vendit ku banonim kishte një kullë uji, ku ishin shkruar fjalët "Spitali i Miqësisë Kino-Ugandase", të cilat dëshmojnë miqësinë shumëvjeçare mes Kinës dhe Ugandës.
Në javën e dytë pas mbërritjes, drejtori i Spitalit të Miqësisë Kino-Ugandase organizoi një ceremoni të madhe mirëseardhje për ne. Shefat e reparteve përkatëse i orientojnë mjekët që të njohin gjendjen aktuale. Për shkak se nuk ka degë të mjekësisë tradicionale kineze në këtë vend, u caktova në repartin e mjekësisë së sëmundjeve të brendshme. Shefi i repartit të mjekësisë së sëmundjeve të brendshme Juris më foli mbi spitalin dhe më drejtoi në sallën e akupunkturës.
Në ditën e parë të mjekimit, erdhën 10 pacientë afrikanë, por shumica e banorëve vendorë nuk mund të flisnin gjuhën angleze. Shumica e tyre kishin vetëm probleme të dhimbjes së mesit, që e njoh shumë mirë, prandaj pengesa gjuhësore nuk ndikoi në punën time të mjekimit. Juris i vëmendshëm më dërgoi dy mjekë praktikantë të sëmundjeve të brendshme dhe një infermiere si përkthyes dhe ndihmës të mi, duke më dhënë një ndihmë të madhe në punën time.
Gjatë punës së përbashkët të mëvonshme, zbulova se tre ndihmësit afrikanë kishin interes të madh për mjekësinë tradicionale kineze. Prandaj, fillova t'u mësoja atyre teknikën e akupunkturës të mjekësisë kineze. Prodhova mjetet e posaçme të praktikimit të akupunkturës dhe u mësova atyre si t'i ngulnin gjilpërat. Kur mjekoja pacientët e tjerë me akupunkturë dhe moksibustion, u tregoja atyre teknikat kyçe të nguljes së gjilpërave dhe gjërat për të cilat duhej të kishin kujdes gjatë moksibustionit, si të kontrollonin temperaturën e moksibustionit etj.
Mbi një muaj pas dhënies së mësimeve të akupunkturës dhe moksibustionit, erdhi një pacient me dhimbje mesi, me simptoma relativisht të lehta të shkaktuara nga lodhja e muskujve së mesit. Dëshiroja t'i ofroja një rast praktikimi mjekut Camry Red, i cili mësonte me më shumë zell.
Pasi u mendua për një moment, Camry Red filloi të vishte dorezat, të bënte dezinfektimin, të merrte gjilpërat e të përcaktonte pikat e akupunkturës. Ai zbatoi qartësisht hapat e mjekimit dhe përcaktoi saktësisht pikat e akupunkturës. Edhe pacientët i pranuan shërbimet mjekësore të tij. Ai duhej të kishte mbajtur mend pikat e akupunkturës gjatë punës së ndihmës për heqjen e gjilpërave dhe të kishte regjistruar hollësisht të gjithë procesin e veprimit.
U kisha treguar atyre se heqja e gjilpërave është puna bazë e akupunkturës. Gjatë procesit të heqjes së gjilpërave, mund të mësoni thellësinë e akupunkturës, këndin e nguljes së gjilpërave dhe disa teknika të akupunkturës. Duket se Camry Red kishte mësuar me zell dhe kjo është arsyja përse kishte përparime më të mëdha se të tjerët.
Në ditët e mëvonshme, sa herë kishte mundësi, i jepja atij rastin të provonte akupunkturën. Pas një muaji, ai mësoi metodat fillestare të akupunkturës për trajtimin e dhimbjeve të mesit dhe mund të kryente të gjitha proceset e trajtimit me akupunkturë. Jam shumë i gëzuar. Kur i dërgoja materiale të akupunkturës në gjuhën angleze, Camry Red-i gëzohej shumë dhe më falënderonte.
Shpresoj që këta mjekë afrikanë ta mësojnë dhe ta përhapin mjekësinë tradicionale kineze në Ugandë. (Xu Guang)