Foto nga VCG
Universitetet dhe kolegjet profesionale kineze po rinovojnë kurrikulat e tyre për të përmbushur kërkesën në rritje të talenteve me aftësi shumëgjuhëshe dhe ndërgjegjësim ndërkulturor, ndërsa nisma “Një brez, një rrugë” zgjeron shtrirjen e saj globale.
Kina ka nënshkruar dokumente të lidhura me “Një brez, një rrugë” me më shumë se 150 vende dhe mbi 30 organizata ndërkombëtare, sipas shifrave zyrtare.
Ky zgjerim ka përmbysur trendin e rënies së popullaritetit të diplomave angleze dhe programeve të gjuhëve të tjera nga fillimi i viteve 2010, pasi punonjësit me aftësi shumëgjuhëshe janë bërë gjithnjë e më të kërkuar nga punëdhënësit që dëshirojnë të zgjerojnë gjurmën e tyre globale nën kuadrin e “Një brez, një rrugë”, tha Chen Fachun, president i Universitetit të Studimeve të Huaja Tianjin. “Shtrirja e “Një brez, një rrugë” forcoi shumë besimin e kolegjit tonë dhe homologëve të tij të përqendruar në arsimin gjuhësor”,- tha ai në një tryezë të rrumbullakët në Forumin 2023 “Një brez, një rrugë” për Bashkëpunimin e Gjuhës dhe Kulturës.
Tema e diskutimit ishte “Përvoja dhe frymëzimi për përmirësimin e lidhjeve gjuhësore përgjatë nismës “Një brez, një rrugë””. Forumi shërben si takim inaugurues i Rrjetit të Gjuhëve dhe Kulturave të “Një Brez, një Rrugë”, i cili u krijua për të ndihmuar në uljen e barrierave gjuhësore dhe lehtësimin e keqkuptimeve kulturore midis pjesëmarrësve të kësaj nisme.
Universiteti Normal i Zhejiang, një institut për trajnimin e mësuesve, në provincën bregdetare të Zhejiang, është një ndër grupet në rritje të institucioneve të arsimit të lartë që kanë ringjallur kërkimin në kontinentin afrikan, ku ka gjurmë të projekteve të “Një brez, një rrugë”, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të trajtujar një brez të ri të diplomuarish me ndërgjegjësim më të madh kulturor.
Zhang Jianzhen, zv.presidentja e universitetit, tha se fokusi i tij në studimet afrikane daton në vitet 1990, kur dërgoi mësues në kontinent për të mësuar gjuhën kineze. Tani kolegji synon të trajnojë studentët kinezë që të jenë ekspertë në çështjet afrikane dhe anasjelltas. “Edukimi gjuhësor është përparësia kryesore”,- tha ajo, duke shtuar se kolegji ka hapur kurse që i ndihmojnë studentët të fitojnë një gjuhë afrikane si dhe një specialitet akademik.
Zhang tha se përhapja e “Një brez, një rrugë” ka ndihmuar në zgjerimin e qarqeve të miqve dhe ka krijuar më shumë kanale për kolegje të tilla, për të kryer programe shkëmbimi.
Foto nga VCG
Ye Xianghong, zv.presidente e Kolegjit Politik të Rinisë së Pekinit, një kolegj profesional, tha se institucioni ka punuar për të lehtësuar nismën “Një brez, një rrugë”, duke nisur programe trajnimi me homologët në vende të tilla si Kazakistani dhe duke rekrutuar studentë jashtë shtetit nga vendet e përfshira në “Një brez, një rrugë”.
Kolegji ka nisur programe që kombinojnë trajnimin gjuhësor me specialitete të tilla si tregtia elektronike dhe tregtia ndërkufitare.
“Këto shkëmbime janë gjithnjë e më aktive”, tha ajo, duke shtuar se kjo ofron një mundësi të vlefshme për të reformuar arsimin profesional.
Hu Kaibao, asistent president i Universitetit të Studimeve Ndërkombëtare të Shangait, tha se universiteti i tij ka 48 programe të diplomës gjuhësore dhe mund të plotësojë kryesisht nevojat e “Një brez, një rrugë”.
Por, sipas tij, vetëm gjuha nuk mjafton për të kapërcyer barrierat ndërkulturore. “Universiteti po shtrin eksplorimin në arsim për një vend apo rajon të caktuar të synuar. Ndaj, për këtë qëllim, po ndërtohen dy godina të mëdha mësimore”,- tha ai.