foto nga CFP
Çfarë mund t’i sjellë botës një nismë gjatë 10 vjetëve? Forumi i 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”, që po zhvillohet në Pekin, u jep njerëzve një rast për të bërë një përgjithësim, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Në këtë forum marrin pjesë përfaqësues nga mbi 140 vende dhe mbi 30 organizata ndërkombëtare, të cilët kanë ardhur për bashkëpunim dhe për nxitjen e zhvillimit të përbashkët. Forca e madhe tërheqëse e këtij forumi vjen nga ndryshimet konkrete të sjella botës nga nisma “Një brez, një rrugë” gjatë 10 vjetëve të kaluar.
Në Kirgizistan, ekspertët kinezë zgjodhën vështirësinë e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve vendës. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, termocentrali i pastër me qymyr, i pari në Lindjen e Mesme, që u ndërtua bashkërisht me Kinën, mund t’i ofrojë Dubait 20 për qind të energjisë elektrike që i nevojitet. Në Kili, qershitë transportohen shpejt nga ferma në destinacion nëpërmjet autostradës nr. 5.
Termocentrali i pastër me qymyr në Emiratet e Bashkuara Arabe / foto nga CFP
Nisma “Një brez, një rrugë” u paraqit për zgjidhjen e vështirësive përpara zhvillimit global dhe suksesi më i dukshëm i kësaj nisme janë shtysat e reja të krijuara nga ajo për rritjen e ekonomisë botërore, komenton CMG-ja.
Gjatë 10 vjetëve, ndërtimi i nismës “Një brez, një rrugë” ka sjellë mbi 3 mijë projekte bashkëpunimi, me një vlerë investimesh prej afro 1 trilion dollarësh amerikanë. Deri në fund të qershorit 2023, Kina nënshkroi më shumë se 200 dokumente bashkëpunimi për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” me mbi 150 vende dhe mbi 30 organizata ndërkombëtare. Sipas studimit të Bankës Botërore, me zbatimin e gjithanshëm të kësaj nisme, do të shtohet me 4.1 për qind vëllimi i tregtisë midis vendeve pjesëmarrëse dhe deri në vitin 2030, nisma pritet të sjellë në shkallë globale 1.6 trilionë dollarë amerikanë të ardhura dhe të shkëputë nga varfëria ekstreme 7.6 milionë banorë në vendet përkatëse.
Ura në hekurudhën Mombasa-Najrobi në Kenia / foto nga CFP
Si produkt publik global dhe platformë e bashkëpunimit ndërkombëtar, nisma “Një brez, një rrugë” i ka sjellë botës jo vetëm përfitime ekonomike, por dhe qeverisje të re, vijon komentin e saj CMG-ja. Kina krijoi Fondin e Rrugës së Mëndafshit dhe formoi bashkë me vendet e tjera Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore, gjë që ka zgjeruar kanalet e investimeve dhe të financimit të vendeve pjesëmarrëse, duke përsosur sistemin e qeverisjes ekonomike globale. Në hekurudhën Mombasa-Najrobi të Kenias, ndërsa trenat kalojnë mbi urë, gjirafat mund të kalojnë njëkohësisht nën harqet e urës. Kjo hekurudhë, që vlerësohet nga mediat e huaja se “kënaq edhe gjirafat”, është pasqyra e gjallë e konceptit të gjelbër të kësaj nisme.
Parimi i konsultimit, ndërtimit dhe ndarjes së përbashkët dhe multilateralizmi i vërtetë janë thelbi i kësaj qeverisjeje të re. Mbi këtë bazë, nisma “Një brez, një rrugë” ka realizuar me të vërtetë bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta. Kësisoj, kjo nismë u përfshi dhe në dokumentet e rëndësishme të OKB-së dhe të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë.
foto nga CFP
Nga këndvështrimi më afatgjatë, ndërtimi i përbashkët i “Një brez, një rrugë” ka hapur një rrugë të re për realizimin e përbashkët të modernizimit, i cili është pikërisht qëllimi i kësaj nisme. Për këtë qëllim, Kina u ka ofruar vendeve pjesëmarrëse ndihmë për nxitjen e aftësisë së tyre, si ndarja e përvojës së zhvillimit, përgatitja e përbashkët e talenteve, kërkimi i fushave të reja të rritjes ekonomike, si tregtia elektronike ndërshtetërore, lidhja e strategjive të zhvillimit etj. Kina i ka sjellë botës mundësi të reja me zhvillimin e vet. Për këtë, Einar Tangen, studiues i nivelit të lartë të Institutit amerikan “Taihe”, vlerëson se ndërtimi i përbashkët me Kinën i “Një brez, një rrugë” ka ndryshuar fatin dhe perspektivën e një numri vendesh.
Gjatë 10 vjetëve të kaluar, ndërtimi i përbashkët i “Një brez, një rrugë” i ka sjellë botës ndryshime të thella. Por këta 10 vjet janë vetëm një prelud. Cila do të jetë pikënisja e re historike? Përgjigjja pritet të jepet në Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”, përfundon komenti i CMG-së. (Wang Lei/ Artan)