Kina do të dërgojë në tetor anijen kozmike "Shenzhou-17" në stacionin hapësinor
2023-10-16 14:49:34

Foto nga China Manned Space Agency

Kina do të nisë në tetor një anije të re kozmike, "Shenzhou-17", për në stacionin e vet hapësinor nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore. 

Anija kozmike do të lidhet me portën e përparme të modulit bazë të stacionit hapësinor kinez, duke formuar një kombinim prej tre modulesh dhe tre anijesh kozmike. 

Stacioni hapësinor kinez përbëhet aktualisht nga tre module: moduli bazë "Tianhe" dhe dy modulet laboratorike, "Wentian" dhe "Mengtian".

Ky vit shënon 20-vjetorin e nisjes së anijes kozmike "Shenzhou-5", misioni i parë me astronautë i Kinës, që dërgoi astronautin Yang Liwei në hapësirë më 15 tetor 2003. Kina u bë kështu vendi i tretë, pas ish-Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, që arriti fluturimet hapësinore me astronautë.

Kina ka filluar gjithashtu projektin e saj të parë të eksplorimit të Hënës me astronautë, duke synuar të arrijë zbritjen e parë të astronautëve në satelitin e vetëm natyror të Tokës brenda vitit 2030.