Në fjalimin e tij më 7 shtator 2013 në Astana të Kazakistanit, presidenti i Kinës Xi Jinping u shpreh: “Shkëmbimet ndërmjet shteteve i kanë rrënjët në miqësinë ndërmjet popujve. Për zhvillimin si duhet të bashkëpunimit në fushat politike, infrastrukturore, tregtare dhe të kapitaleve, duhet të gjendet përkrahja e vendeve përkatëse, të forcohen shkëmbimet miqësore ndërmjet popujve, të shtohen njohja reciproke dhe miqësia tradicionale dhe të hidhet baza e fortë e opinionit publik dhe e shoqërisë për bashkëpunimin rajonal.”
Kur paraqiti për herë të parë konceptin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, Xi e përfshiu lidhjen ndërmjet zemrave të popujve si pjesë të “pesë aspekteve të ndërlidhshmërisë”, e cila është bërë përmbajtje e rëndësishme dhe baza njerëzore e nismës “Një brez, një rrugë”.
Rripi i Sahelit në Veriun e Afrikës është një zonë e thatë ekstreme në botë. Nisma “Një brez, një rrugë” i ka dhënë kësaj zone mundësi të reja zhvillimi.
Janë konkretizuar tashmë shumë projekte që kanë të bëjnë me jetesën e banorëve vendorë dhe me zbutjen e varfërisë, të cilat u kanë sjellë vendësve më shumë të ardhura, përmirësim të jetesës dhe të ardhme me shpresë.
Gjatë epidemisë së befasishme të COVID-19, vaksinat ishin siguria për mbrojtjen e jetës.
Gjatë dhjetë vjetëve, Kina ka përgatitur në vendet pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë” dhjetëra mijë talente profesioniste në fushën e shëndetësisë dhe të mjekësisë, të cilët e kanë ngritur nivelin e mjekimit në vendet e tyre. Ndërkohë, grupet mjekësore kineze janë dërguar në 62 vende dhe mbi 6400 punonjës mjekësorë kinezë kanë ndihmuar afro 20 milionë të sëmurë. Ky është formimi i bashkësisë me shëndetësi të përbashkët të njerëzimit.
Vendet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë” po përpiqen bashkërisht për hapjen e një rruge të lumtur që garanton sigurinë ushqimore dhe përmirëson jetën e popujve.
“Një brez, një rrugë” ndërlidh të gjithë ata që kanë një ëndërr për zhvillimin e vendit dhe dëshirojnë të ecin përpara dorë me dorë.
Ndërlidhja midis zemrave të popujve është forma më bazë, më e fortë dhe më e gjatë e ndërlidhshmërisë.