Investimet në infrastrukturën rrugore dhe detare në Kinë shënuan rritje të qëndrueshme në periudhën janar-gusht
2023-10-14 14:05:38

Foto nga VCG

Investimet e aktiveve fikse (FAI) në infrastrukturën rrugore dhe detare të Kinës regjistruan një rritje të qëndrueshme në tetë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, cituar nga “Xinhua”.

Investimet e aktiveve fikse të kombinuara ishin 2.02 trilionë juanë (rreth 281.44 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 8 për qind në bazë vjetore.

Investimet e aktiveve fikse në rrugë u rritën me 6.9 për qind në bazë vjetore në 1.89 trilionë juanë, ndërsa në infrastrukturën detare u rritën me 26.5 për qind nga një vit më parë në 126.18 miliardë juanë.

Në periudhën janar-gusht, provinca Liaoning e Kinës verilindore udhëhoqi me investimet në këtë sektor midis rajoneve të nivelit provincial, duke shënuar rritje prej 142.4 për qind në bazë vjetore. Ajo u pasua nga provinca Hubei e Kinës qendrore dhe Rajoni Autonom i Tibetit i Kinës jugperëndimore. (Irma)