Tirana ka shumë të rinj të talentuar në marketing, të përfshirë për të dhënë më të mirën e tyre. Elda Qoli, ka lindur në qytetin e bukur të Elbasanit dhe pas studimeve për marketing në Tiranë ka një eksperiencë të gjatë në kompani të ndryshme. Elda është një vajzë më ëndrra dhe dëshirë për sukses.
Elda Qoli ( foto personale)
Elda Qoli, jeta për mua nuk ka qenë e lehtë por fitova
Elda Qoli është vetëm 25-vjeç, por shquhet si një eksperte e aftë marketingu. Ajo ka përfunduar studimet në universitetin ‘Marin Barleti’ në Tiranë dhe më pas ka punuar në kompani të ndryshme private, duke dhënë kontributin e saj si specialiste marketingu. Ajo është një vajzë e dashur, e cila nuk e percepton dot jetën pa shoqëri dhe argëtim. Për karrierën në marketing, familjen dhe pasionet, EldA Qoli flet në një intervistë në Radio Ejani.
CMG: Elda, ju sot jeni specialiste marketingu, a mund të na flisni më tepër rreth asaj që të tjerët ju shohin?
Elda Qoli: Unë e shoh vetën si një vazjë të forte, e cila ja ka dalë me çdo kusht Jam ajo vajza që kam dëshirë ta jetoj jetën çdo ditë me gjithe fuqinë time. Nuk kam frikë të jetoj dhe nuk ngurroj të bëj gjërat që dua. Me natyrën time të drejtpërdrejtë kam ndërtuar ura të forta komunikimi mes njerëzve dhe sot e dua jetën më shumë se asnjëherë tjetër. Njerëzit nuk janë asnjëherë të sigurtë për çfarë i pret, por unë e programoj që pavarësisht çdo gjëje që ndodh, jeta duhet shijuar! Kjo jam unë, e dedikaur në punë, e pasur në shpirt dhe e plotësuar në këtë fazë të jetës.
Elda Qoli ( foto personale)2
CMG: A ka qenë jeta juaj e thjeshtë?
Elda Qoli: Jo aspak, bëj pjesë tek njerëzit që jam lutur shumë në heshtje për pak më shumë lumturi në jetë. Nuk kam pasur një fëmijëri fort të thjeshtë, nuk isha vajza tipike që luaja me kukulla, por në thelb isha kurioze për të kuptuar realitetin në të cilin jetoja dhe e luftoja shumë atë. Gjithsesi, mendoj që mënyra se si e kam kaluar fëmijërinë me vështirësi më ka bërë ta dua më tepër jetën.
CMG: Kush ta ka vendosur emrin Elda?
Elda Qoli: Elda ma ka vendosur emrin mami im. Ajo ka bërë një zgjedhje shumë të bukur dhe mendoj me shumë dashuri, sepse janë inicialet e emrit dhe mbiemrit të babait tim, nga ky kombinim doli emri im. Për këtë jam shumë e lumtur sepse ajo zgjedhje që nëna ime ka bërë ka qenë zgjedhje dashurie.
CMG: Cila është lidhja që ke me nënën?
Elda Qoli me shoqet më të mirapersonale)
Elda Qoli: Mami është kryefjala e jetës sime. Është një nga njerëzit që më ka orientuar në jetën time gjithmonë drejt, siç në fakt bëjnë nënat. Më ka dhënë këshillat e duhura në kohën e duhur, më ka dashur pa kushte dhe më ka bërë vajzën më të lumtur në botë. Sot ajo është mami, por edhe shoqe për mua. E habitshme është që njeriu rritet dhe mbetet i vogël për mamin!
CMG: Në gjithë vitet e jetës suaj, çfarë keni mësuar?
Elda Qoli: Kam mësuar që jeta ka momente, të bukura, herë shumë të bukura dhe shumë herë të tjera të shëmtuara. Por në fund kam kuptuar që këto momente të rrisin vërtet.
CMG: Keni një dashuri të madhe për ‘miqësinë’, sa e lidhur je me miqtë?
Elda Qoli: Unë i cilësoj miqtë si pjesa më cilësore e jetës sime, jam natyrë shumë shumë e shoqërueshme dhe kjo gjë ma bën edhe më të lehtë këtë pjesë. Njeriu duhet të ketë miq të mirë dhe jeta me ta bëhet edhe më e bukur. Një kafe, një drekë apo një udhëtim me miqtë është gjëja më e bukur dhe njeriu ndihet i plotësuar. Ata më njohin mua dhe më duan për atë që jam dhe unë për këtë gjë kam nevojë.
CMG: Si lindi pasioni për marketingun?
Elda Qoli: Ka lindur nga dëshira për të bukurën, unë jam natyrë detajiste, e dua të bukurën dhe dua të jap më të mirën tek kilenti. Në këtë formë kam gjetur veten tek marketingu. Pasi në thelb është një fushë e cila kërkon të nxjerrësh më të mirën dhe këtë gjë luftoj të bëj çdo ditë.
CMG: Kush ju ka mbështetut në rrugëtimin profesional?
Elda Qoli: Në këtë rrugëtim por dhe në çdo hap tjetër është dikush, njeriu më i afërt i zemrës sime, i cili gjen kohë dhe më suporton qoftë në punë apo në çdo vendim që marr në lidhje me jetën.
Elda Qoli ne procesion e diplomimit ( foto personale)
CMG: A do të doni të ndryshoni diçka tek vetja?
Elda Qoli: Kam një qasje shumë pozitive për jetën dhe nuk them kurrë ‘Jo’, ndoshta këtë do doja ta ndryshoja tek vetja.
CMG:Ju jeni në hapat e para të karrierës, cili është mesazhi që i thoni vetes dhe të rinjve të tjerë?
Elda Qoli: Marketingu është fusha që të rrit më shumë se çdo fushë tjetër, ndaj vullneti dhe siguria që kemi në vete duhet të na bëjë të kemi dëshirën për të ecur përpara. Kurrë mos u dorëzoni, pasi jeta është plot me sfida, por edhe momente të bukura!
Intervistoi Megi Latifi