“Fondi i Teatrit për të Rinj” shfaq në Gjirokastër komedinë “Krim në hotel”
2023-10-13 11:16:01

Foto nga shfaqja Krim ne hotel (Foto nga instagrami)

Foto nga shfaqja Krim ne hotel (Foto nga instagrami)

“Krim në hotel” është një komedi nga Ron Clark dhe Sam Bobrick. Tre persona që kanë për qëllim vrasjen për hir të dashurisë. A është gjithçka e drejtë në dashuri? Edhe vrasja? Kjo është pyetja që shtrohet nga kjo komedi, ndërsa ky trekëndësh dashurie i çmendur komploton tre vrasje të ndryshme. Problemi i vetëm është se ata nuk janë të zot në këtë punë. Përpjekjet e tyre të ngatërruara do të shkaktojnë plot situata komike. Nuk mund të thuhet se kush do të përfundojë i vdekur,  apo kush do të përfundojë me kë… Komedia “Krim në hotel” me regji nga Aleksandër Kondi  u shfaq në skenën e teatrit të Gjirokastrës “Zihni Sako” më 7 dhe 8 tetor dhe do vijojë të vihet në skenë.

Në rolet kryesore interpretuan aktorët Engjëll Hoxha, Altea Lazaj, Aleksandër Kondi. Kostumografia  nga Denajda Meshau, grafik dizanj nga Erisa Bode dhe kompozitor Flori Hoxha. Vepra e shkruar nga autorët e njohur, Ron Clark dhe Sam Bobrick është pritur mjaft mirë nga publiku, nga elementët e regjisë kishte prurje të reja, ishte një pjesë amerikane që sjell një kulturë ndryshe. Një tjetër element që i shtoi ngjyrat këtij bashkëpunimi teatror ishte edhe muzika ‘live’. Aktori Engjëll Hoxha, ishte në rolin e dentistit që bie në dashuri me pacienten. Thellë thellë të dy duken si vrasës por nuk janë vrasës. Në intervistë për Radio Ejani, aktori Engjëll Hoxha na tregon për eksperiencën e tij në këtë rol.

Foto nga shfaqja Aktori Engj毛ll Hoxha(Foto nga instagrami)

Foto nga shfaqja Aktori Engjëll Hoxha (Foto nga instagrami)

CMG: Si e ka pritur publiku gjirokastrit komedinë ?

Engjëll Hoxha: Publiku e priti për të katërtën herë shfaqjen dhe e priti më ngrohtë se dy herët e para. Shfaqja këtë herë ishte më e pjekur, por edhe periudha për të vënë shfaqjen ishte më e mirë se herën e parë kur ishte premiera. Publiku na priti dhe na përcolli me duartrokitje dhe mjaft të qeshura.

CMG: Na trego për rolin tënd dhe si ishte për ty loja mes aktorëve?

Engjëll Hoxha: Roli im ishte një dentist me emrin Mitchell, i suksesshëm, me karrierë dentare, por dhe i pëlqyer nga femrat. Loja mes aktorëve ka qenë e përkryer pasi të njëjtën kimi që kemi në shfaqje, e kemi edhe në jetë sepse njihem me të dy nga aktorët përkatësisht Altea Lazajn në rolin e Arlenë dhe Aleksandër Kondin në rolin e Polit.

Foto nga shfaqja (Foto nga instagrami)

Foto nga shfaqja (Foto nga instagrami)

MG: Flasim për fabulën e shfaqjes dhe si përfundon ky trekëndësh në dashuri?

Engjëll Hoxha: “Krim në hotel” është një komedi nga Ron Clark dhe Sam Bobrick. Tre persona që kanë për qëllim vrasjen për hir të dashurisë .A është githçka e drejtë në dashuri? Edhe vrasja? Kjo është pyetja që shtrohet nga kjo komedi‚ ndërsa ky trekëndësh dashurie i çmendur, komploton tre vrasje të ndryshme. Problemi i vetëm është se ata nuk janë të zot në këte punë. Përpjekjet e tyre të ngatërruara do të shkaktojnë plot situata komike. Nuk mund të thuhet se kush do të përfundojë i vdekur apo kush do të përfundojë me kë...

Në shfaqjen “Krim në hotel” janë tri personazhet kryesore që gjenden përballë dilemës së vrasjes dhe për hir të dashurisë vendosen në situata të shumta dështimesh komike, por edhe sfidash filozofike e sociale. Komedia i mëshon natyrës njerëzore dhe faktit që njeriu duhet të mbrojë dhe të kënaqet me ato që ka përballë tundimit të atyre që mund të kishte. Komedia është një dedikim për natyrën komplekse njerëzore, por edhe për barrierat e nevojshme sociale si dhe mesazh për të jetuar jetën. Komedia që angazhon aktorë të rinj e ka testuar veten në disa skena nëpër Shqipëri dhe do ta vazhdojë rrugëtimin e saj edhe ditët në vijim. Skenografia, kostumografia dhe muzika ishin elementë shumë inovative dhe modernë të  kësaj shfaqjejeje, njëherazi një ndikim i teatrit forum që nuk e lë jashtë vëmendjes publikun.

Sava Lena

(Foto nga instagrami)

(Foto nga instagrami)