Plakja e popullsise (Foto RTSH)
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin për plakjen e popullsisë së Europës, pasi sipas të dhënave të publikuara të mërkurën, në vitin 2024 do të ketë më shumë njerëz mbi 65 vjeç sesa nën 15 vjeç, bën të ditur “RTSH”.
Kjo gjendje pritet të mbizotërojë globalisht në vitin 2064, rreth 60 vjet më vonë, sipas institutit “Our World in Data”.
Për të zbutur ndikimin e një popullsie në plakje, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje agjencive përkatëse të marrin masa për të mundësuar që të moshuarit të ruajnë dhe përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor, pavarësinë, mirëqenien sociale dhe cilësinë e jetës së tyre.
Ndër rekomandimet e tjera është adoptimi i një diete të ekuilibruar dhe ushtrimet fizike për të paktën 150 minuta në javë. (Elona)