Në Sallën e Ekspozitave të Kulturës së Mjekësisë Tradicionale Kineze, në Qendrën Kryesore Mediatike të Lojërave Aziatike njerëzit mund të relaksohen përmes masazheve terapeutike. Mësues, studentë vullnetarë dhe terapistë masazhesh ofrojnë shërbime të mjekësisë tradicionale kineze për punonjësit e medias dhe jo vetëm. Salla e ekspozitës shfaq libra dhe ekzemplarë të mjekësisë klasike kineze, për të prezantuar konceptin e saj në një audiencë më të gjerë.
Relaksi i ofruar përmes mjekësisë tradicionale kineze
Në Qendrën Kryesore Mediatike të Lojërave Aziatike, Salla e Ekspozitave të Kulturës së Mjekësisë Tradicionale Kineze është bërë vendi i preferuar nga njerëzit që e vizitojnë në kohën e tyre të lirë.
CFP
Mësues, studentë vullnetarë dhe terapistë masazhesh nga Universiteti Mjekësor Kinez i Zhejiang dhe spitalet e lidhura me të kanë kontribuar në promovimin e koncepteve shëndetësore dhe kanë nxitur shkëmbimin kulturor duke ofruar shërbime të mjekësisë tradicionale kineze për punonjësit e medias.
Që nga hapja e saj, salla e ekspozitës ka pritur mbi 2000 persona. Çdo ditë, ajo vizitohet nga afro 200-300 vetë dhe rreth 30 deri në 40 njerëz vijnë për të provuar tuinën, një formë e masazhit terapeutik kinez.
Mjekësia tradicionale kineze (TCM) përfshin mijëra vjet përvojë dhe njohuri teorike nga Kina e lashtë në betejën kundër sëmundjeve.
Nën drejtimin e materializmit të lashtë dhe të të menduarit spontan dialektik të kohës, ajo gradualisht u formua dhe u zhvillua përmes praktikës mjekësore afatgjatë në një sistem teorik gjithëpërfshirës.
Mjekësia tradicionale kineze filloi në shoqërinë e lashtë primitive, që rrjedh nga nderimi i njerëzve ndaj natyrës. Në kohën e periudhave të pranverës dhe vjeshtës (770-476 p.e.s.) dhe shteteve ndërluftuese (475-221 p.e.s.), tashmë ishte krijuar një sistem bazë teorik mjekësor.
CFP
Nëpërmjet zhvillimit dhe përsosjes së vazhdueshme gjatë dinastive të njëpasnjëshme, mjekësia tradicionale kineze është pjekur dhe ka pasur një ndikim të thellë në sistemet e kujdesit shëndetësor të vendeve dhe rajoneve anembanë botës.
Salla e ekspozitës shfaq libra dhe ekzemplarë të mjekësisë klasike kineze, për të prezantuar konceptin e saj në një audiencë më të gjerë. “Përmes një kombinimi të grafikave, multimedias dhe objekteve fizike, ne shpresojmë të shfaqim kulturën e thellë të mjekësisë tradicionale kineze dhe të shpjegojmë konceptet e përbashkëta shëndetësore nga mjekësia tradicionale dhe sportet moderne”,- tha Zhu Wenpei, profesor në universitet, i cili është gjithashtu menaxher i përgjithshëm i sallës së ekspozitës.
Gazetarët vendas dhe të huaj u përballën gjithashtu me baduanjin, një formë tradicionale kineze e gjimnastikës, duke ndjekur imazhet në një ekran, me sistemin që ofron rezultate në kohë reale.
“Kryerja e baduanjin pas demonstrimit në ekran nuk kërkon shumë kohë, por më relakson shumë qafën, shpatullat dhe mesin”,- tha Xu Wendi, një reportere nga “Zhejiang Daily”.
Sipas saj, shumë njerëz nuk e kuptojnë ndryshimin midis masazhit dhe tuinës. E para prek lëkurën dhe muskujt, por tuina mund të trajtojë çështje që lidhen me gjakun, organet e brendshme dhe madje edhe disa sëmundje komplekse, siç janë problemet me rritjen e fëmijëve.
“Konotacioni dhe shtrirja e mjekësisë tradicionale kineze janë shumë më të gjera”,- theksoi Zhu.
Në Sallën e Ekspozitave të Kulturës së Mjekësisë Tradicionale Kineze në Qendrën Kryesore Mediatike të Lojërave Aziatike, një grua praktikon baduanjin, një formë tradicionale kineze e gjimnastikës, duke ndjekur imazhet në ekran
Jiang Nengyi nga Departamenti i Masazhit Mjekësor Tradicional Kinez të spitalit të lidhur të universitetit, i cili studioi tuinën gjatë periudhave të tij universitare dhe pasuniversitare, tha se faza fillestare e studimit ishte mjaft e dhimbshme. “Në ditën e parë të mësimit të tuinës në vitin e parë, duart e mia nuk mund të ndalonin së dridhuri gjatë drekës”,-tha ai.
Megjithatë, krahasuar me gëzimin e praktikimit të tij, problemet e vogla janë të papërfillshme. Meqenëse terapia me masazh tenton të tregojë efekte relativisht të shpejta në trajtimin e sëmundjeve trupore, ata që merren me masazh përjetojnë një ndjenjë të fortë arritjeje.
Jin Duo, një reporter nga stacioni televiziv Hangzhou, tha se salla paraqet si shërbimet e kujdesit shëndetësor ashtu edhe elementët kulturorë. Duke ofruar përmbajtje edukative dhe eksperimentale, ajo shfaq njohuri lehtësisht të pranueshme të mjekësisë tradicionale kineze për publikun.
Mjekët profesionistë të masazhit përdorin gjithashtu teorinë e meridianit të mjekësisë tradicionale kineze si një udhëzues për të diagnostikuar dhe trajtuar kushte të ndryshme, duke i lejuar vizitorët nga e gjithë bota të lehtësojnë lodhjen e tyre dhe të përjetojnë sharmin e mjekësisë tradicionale kineze.