Ende vijoj te jem në dilemën se cila ishte arsyeja e vërtetë që vendosa të vizitoj Kinën në këtë gusht të 2023.Ndoshta ka qenë heqja e vizave mes dy vendeve tona, ndoshta fakti që Kina u hap përfundimisht për turizmin pas një periudhe të vështirë të Covid 19, apo ndoshta sepse ishte i vetmi vend i pa vizituar nga ne të dy në Azinë e Largët. Por mundet të ishte edhe fraza intriguese që Laura, bashkëshortja ime, ma kujtoi nga ato çfarë ne kishim mësuar në histori mbi Napoleon Bonopartin kur ky kish thënë se “kur ky gjigand te zgjohet, bota do te tronditet” Dhe me këtë profeci te Perandorit francez mbërrita dhe preka gjigandin që tashme ishte zgjuar.
Autori Rezear Xhaxhiu gjatë vizitës nëpër qytete të Kinës
Vizitë në Pekin
Stacioni i pare ne token e mandarineve; Shangai. 30 milionë banorë. Një megapol i cilësuar si “Mbretëresha e Orientit”. Një qytet përbindësh ku vibronte një atmosfere e vrullshme dhe vitale. Një atmosferë që e prekëm me pas në Hangzhou, në Suzhou apo në Pekin, madje edhe në “qyteza” si Chengdu apo Xi’ An apo Xitang. Sepse Kina ishte e tera një univers zhvillimi, ritmesh, dinamikash dhe befasish nga më të çuditshmet…Kina ishte një botë me vete kulinarie, traditash e kulturë, teknologjie dhe fantashkence. Dhe çdonjëra nga këto na erdhi si një film duke mos na lënë kohë të mblidhnim veten.
Vizitë në Qendrën Kërkimore të Pandës gjigande, Chengdu
Pas Shangait befasia e radhës quhej Hangzhou, një qytet me 11 milionë banore, i njohur ndryshe si “atdheu i elektronikes kineze”. Na thanë se qyteti ishte në garë me kohën për tu kthyer shpejt në një prej qyteteve më të industrializuara të botes. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Sepse Hangzhou ishte tashme një qendër e zhvillimit informatik, bioteknologjik, i industrisë tekstile, veshjeve dhe i telekomunikacionit. Vendasit mbureshin se kishin ne qytet 15 universitete si dhe zyrat qendrore te gjigandit Ali Baba….Siç ata të Chengdu-së mburreshin për pasurinë e magjishme dhe unikale të tyre: Pandat. I gjithë qyteti, me 14 milionë banorët e tij ishte kthyer i tëri në funksion të tyre. Billbordera në rrugë me panda gjigande, rrugë e stacione metroje me emra pande, suvenire, pjata të dekoruara në formë pande, çanta grash me panda, kapele me panda e panda ne kapele. Disa kilometra ne te dale te qytetit vizitojmë Qendrën Kërkimore të Pandës gjigande. Në një hapësirë prej 300 metrash katrore vizitojmë “maternitetin”, pandat bebe dhe me pas pandat gjigande. Janë rreth 50 te tilla neë një qendër që vizitohet e fotografohet çdo ditë të vitit nga qindra e mijëra vizitore vendas e te huaj. E bëjmë edhe ne duke fiksuar në celularet tanë ato kafshë te buta, të paqta dhe indiferente përballë blicave të aparateve.
Çifti Xhaxhiu në Murin e Madh
Ne Murin e Madh kinez mbërritëm një mëngjes të mjegullt gushti. Mutianyu ishte stacioni ynë i parë. Konsiderohet si seksioni më i njohur i Murit të Madh. Ndodhet vetë 40 km larg Pekinit. I ndërtuar gjatë dinastisë Qi është vetëm një segment prej 22 km i atyre 6.700 kilometrave ne te cilën shtrihet i gjithë muri. Me të 24 kullat e vrojtimit të tij segmenti gjarpëronte përmes një peisazhi surreal malor i mbushur me një dendësi pyjesh e gjelbërimi. Ndoshta për këtë, por edhe për faktin se ishte i zhytur i teri nen një mjegull te dendur, muri behej edhe me misterioz, hera herës i palexueshem e deri dhe me i largët. Ecnim mbi kalldrem dhe ngjitemi në të njëjtat shkallë që kish përshkruar ne 1972 Presidenti Nikson. Pak me tej pame shkallet qe kish ngjitur Mikail Gorbacov, Margaret Thecer dhe te 370 udhëheqësit e tjerë të lartë të botes. Tani ato shkallë i përshkonim ne, dy turistë të Shqiperisë së largët me çanta në krah e celularë në duar.
Gjatë rrugëtimit tonë në Kinë ne hëngrëm ndryshe, madje kaq ndryshe sa që e kuptuam se sa gjera dinimim gabimisht për ushqimin kinez. Sepse provuam dhe shijuam ushqimin e vërtetë, atë që kinezët me të drejtë e cilësojnë si “perla me e shkëlqyer” e kulturës mijëvjeçare të Kinës. Dhe kishin të drejtë. Sepse me mbi 5 mijë lloje gatimesh ajo konsiderohet si kuzhina më e pasur në botë. Dhe e pamë në Hangzhou ku hahej ndryshe nga Suzhou, nga Shangai apo nga Xi’ Ani. Delikate dhe e rafinuar ajo dallonte nga pjatat superpikante të Chengdu-së,apo nga delikatesa e patës së Pekinit gatuar aq mjeshtërisht në kryeqytetin e vendit. Në këtë itinerar gastronimik pamë dhe mësuan se ushqimi për kinezët nuk shërben vetëm për të mbushur stomakun, por ai është plot me kuptim e domethënie. Vendasit na thanë se çdo gjë që shtrohet në tryeze ka domethenien e vet:portokallet dhe pulat për të uruar fat, peshku për të treguar pasuri, gështenjat për të shprehur të ardhura të larta…dhe me tej, pas këtij shpjegimi filluam te „lexonim“ në çdo restorant tavolinat plot të klientëve kinezë.
Shijimi i kuzhinës kineze
Pas një qëndrimi prej afro një mujor, pas mijëra kilometrave te përshkruara nga një cep në tjetrin të Kinës se stermadhe, pasi pamë e prekëm, shijuam e provuam, njohëm kinezin e thjeshtë, apo hymë në histori e kulturë përmes një tempulli, pagode apo pallati mbretëror lamë pas këtë vend të stermadh, teshme të zgjuar tërësisht dhe në shpejtësinë e tij drejt një së nesërme tjetër, drejt një destinacioni të ri atë te Kinës që po trondit botën me zhvillimin dhe ritmet e ecjes së saj.
Rezear Xhaxhiu