Përurimi i hekurudhës së shpejtësisë së lartë Xhakartë-Bandung, 2 tetor 2023, Indonezi(Foto:VCG)
Inxhinierë kinezë dhe indonezianë në kantier për ndërtimin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë Xhakartë-Bandung(Foto:VCG)
“Dhjetëvjetori i nismës ‘Një brez, një rrugë’, mundësi për Jugun Global”, thuhet në një artikull të publikuar ditët e fundit në uebsajtin e gazetës argjentinase “The Time”, ku fliet për Forumin e tretë të Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”, që do të mbahet javën tjetër në Pekin.
Deri tani, përfaqësuesit e më shumë se 130 vendeve e mbi 30 organizatave ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përse ky forum gjen jehonë aq të madhe në bashkësinë ndërkombëtare? Në një artikull të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) thuhet se arsyeja janë rezultatet frytdhënëse të arritura gjatë vënies në jetë të kësaj nisme në dhjetë vitet e kaluara.
Në vitin 2013, presidenti kinez Xi Jinping paraqiti nismën e ndërtimit të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe të Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të, të njohura bashkërisht si “Një brez, një rrugë”. Deri në fund të qershorit të sivjetshëm, mbi 150 vende e më shumë se 30 organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar më shumë se 200 dokumente për bashkëpunimin brenda kësaj kornize shumëpalëshe.
Në dekadën e kaluar, janë realizuar një sërë projektesh të rëndësishme, si hekurudha Kinë-Laos, hekurudha e shpejtësisë së lartë Xhakartë - Bandung, porti i Pireut etj. 28 vende e rajone të botës kanë nënshkruar 21 marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën. Vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të Kinës me vendet pjesëmarrëse i ka kaluar 19.1 trilionë dollarët amerikanë. Ndërkohë, nëpërmjet bashkëpunimit në fushat e arsimit profesional, mjekësisë etj., Kina kanë ndihmuar banorët vendës të gjejnë rrugën drejt begatisë e lumturisë. Në dhjetë vitet e kaluara, pjesëtarët e nismës “Një brez, një rrugë” janë shtuar dita-ditës. Fakte të tilla dhe sekreti i popullaritetit të kësaj nisme paraqiten plotësisht në librin e bardhë të publikuar ditët e fundit “Nisma 'Një brez, një rrugë': Shtyllë kyçe e bashkësisë globale me të ardhme të përbashkët”.
Porti i Pireut(Foto:VCG)
Një fabrikë e prodhimit të këpucëve në një park industrial kinez në Etiopi, 31 korrik 2018(Foto:VCG)
Sipas komentit të CMG-së, zhvillimi është çelësi i zgjidhjes së problemeve. Që nga vitet ’90 të shekullit të kaluar, krahas zhvillimit të shpejtë të globalizimit ekonomik, është zgjeruar në të njëjtën kohë hendeku midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Realiteti ku zhvillimi mbizotërohet, rregullat e ekonomisë globale përcaktohen dhe rezultatet gëzohen nga vetëm një grup i vogël vendesh, duhet ndryshuar.
“Nisma ‘Një brez, një rrugë’ është në përputhje me kërkesat e njerëzve për zhvillim dhe ajo jo vetëm favorizon zhvillimin e Kinës, por edhe atë të botës. Kjo pikënisje origjinale ka ofruar projektin e Kinës për zgjidhjen e problemeve të zhvillimit global dhe është pikërisht arsyeja e drejtpërdrejtë e suksesit të saj”, përfundon komenti.