Sportisti bangladeshas Arnab Sharar s'mund ta fshehë befasinë që ndjeu nga ceremonia e hapjes së Lojërave të 19-ta Aziatike të Hangzhou-t.
"U mrekulluam nga organizimi i shkëlqyer i Lojërave Aziatike nga Kina. Shërbimet, ceremonia e hapjes dhe pajisjet janë më të mirat. Pjesa më mbresëlënëse e kësaj veprimtarie është teknologjia që Kina ka përdorur për sportistët, për ceremoninë e hapjes," tha ai.
Është e vërtetë që ceremonia e hapjes e edicionit më madhështor të Lojërave Aziatike më 23 shtator përmbnante një ndërthurje të jashtëzakonshme të teknologjisë më të fundit dhe elementeve kulturore. Për shembull, ndezja e pishtarit digjital ishte kulmi i të gjitha shfaqjeve mbresëlënëse të ceremonisë së hapjes, me një figurë njerëzore digjitale që përshkoi me vrap lumin Qiantang për të ndezur zjarrin me kampionin olimpik të notit Wang Shun.
Qyteti i Kinës Lindore i përdori Lojërat Aziatike si një dritare për të shfaqur jo vetëm teknologjitë më të fundit të Kinës, si realiteti virtual dhe inteligjenca artificiale, por edhe trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e gjelbër.
Grupi Mediatik i Kinës lëshoi një dokumentar nëpër CGTN-it për të shfaqur trashëgiminë e pasur kulturore të Hangzhou-së, inovacionin teknologjik të fortë dhe zhvillimin e gjelbër urban.
Duke tituluar si "Hangzhou, nga e kaluar tek e ardhmja", ky dokoment fokusohet në përvojat e banorëve kinezë dhe të huaj, kush jetojnë dhe punojnë në këtë qytet.
Chen Jialing, një artist i njohur nga Shkolla e Pikturës e Shangai-t të mirënjohur, admiroi se ai dëshiroi të përshkronte "10 skenat e Liqenit Perëndimor", megjthëse bërja e kësaj gjëje është menduar si shumë sfidues.
Duke lindur në Qytetin Hangzhou, i cili është shtëpia e Liqenit Perëndimor, të përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Chen tha se vendlindja e tij kombinon bukurinë natyrore, pasurinë kulturore dhe butësinë e njerëzve.
Chen edhe tha se çdo ndër 10 skenat është e ndryshme. "Për shembullin e 'Fagoda-së së Leifeng-ut nën Shkëlqimin e Mbrëmjes', toni dominues është e kuqja e zjarrtë. Ai simbolizon bukurinë e pakufishme të diellit që perendon, një dëshirë për jetë, dhe ndjenjën kundër kalimit të kohës," tha ky artist.
Nikk Mitchel, një "Prodhues Perëndimor" Kanadian, drejton një kompani të teknologjisë të videos që zhvillon teknologjinë e Realitetit Virtual në qytezën e ëndrrës në Distriktin Yuhang, të Qytetit Hangzhou. Kjo qytezë është një shtëpi që fillon të lidhet me inovacionin teknologjik.
Një dashurues i Operës së Pekinit, Nikk krijoi një film të Operës së Pekinit të Realitetit Virtual, Mu Guiying Merr Komandën, i cili ai tha që lejon njerëzve të marrin një përvojë më ekstreme se atë në rreshtin e parë të teatrit, pavarësisht ku janë ata. (Xu Guang)