Nga 11 deri më 16 tetor do të shfaqet dokumentari "Një rrugë drejt begatisë" lidhur me nismën "Një brez, një rrugë".
Dokumentari është prodhuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe zyra e grupit udhëheqës për promovimin e "Një brez, një rrugë". Ai tregon se si Kina dhe vendet partnere të nismës "Një brez, një rrugë" zhvilluan bashkëpunim për zhvillim me përfitime të përbashkëta në dekadën e fundit.
Dokumentari ndahet në 6 episode që tregojnë historitë e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve partnere të nismës "Një brez, një rrugë" në fusha si ndërtimi i infrastrukturës, përcaktimi i rregullave dhe shkëmbimet njerëzore. Dokumentari përgjithëson gjithashtu arritjet e nismës "Një brez, një rrugë" dhe tregon se si vendet përkatëse hoqën pengesat e formuara nga rregullat dhe sistemet e vjetruara, duke zbatuar standarde të ndryshme. (Fani)