Cheng Yu
Foto nga China Daily
Gjatë pasdites së së shtunës së dytë të çdo muaji, muzikantja Cheng Yu vishet me kostumin tradicional kinez dhe merr me vete instrumentat e lashtë kinezë guqin dhe pipa në një takim special që ka startuar në Londër 20 vjet më parë.
Cheng është një instrumentiste virtuoze e trajnuar në Konservatorin e Muzikës së Xi'an në vitet 80-të përpara se të luante me instrumentin pipa me Orkestrën Tradicionale Kombëtare të Kinës. Në vitet 90-të ajo studioi për master dhe doktoraturë në etnomuzikologji në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane, pranë Universitetit të Londrës.
Që atëherë ajo ka qenë aktive në edukimin e njerëzve dhe interpretimin e muzikës kineze në Mbretërinë e Bashkuar.
Për Cheng, ndarja dhe promovimi i instrumenteve dhe muzikës tradicionale kineze për perëndimorët i sjell asaj gëzim dhe përmbushje maksimale.
"Kjo është diçka që më pëlqen ta bëj. Kjo u mundëson atyre të vlerësojnë një culture, që është shumë unike dhe e ndryshme nga kultura e tyre", shprehet instrumentistja
Takimi i iniciuar nga Cheng, i quajtur yaji është një traditë mes shkrimtarëve kinezë që daton më shumë se 1000 vjet më parë, kur studiuesit dhe artistët e lashtë u mblodhën për herë të parë për të pirë çaj, për të shkruar poezi, për të vlerësuar artin dhe për të shijuar muzikën.
Takimi dymujor i Yaji në Londër organizohet nga Shoqëria Youlan Qin e kryeqytetit britanik dhe fokusohet në muzikën tradicionale kineze, me të pranishmit që luajnë pjesë të ndryshme muzikore në instrumente kineze, duke përfshirë guqin, pipa dhe flaut, dhe me muzikantët që ndajnë të kuptuarit e tyre për muzikën.
Guqin, ose qin, një qeramikë kineze me shtatë tela, është një nga instrumentet më të vjetra të Kinës, me një histori që daton rreth 3000 vjet më parë. Njëzet vjet më parë UNESCO e shpalli guqin të Kinës një kryevepër të trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit.
Gjatë viteve, takimet e yaji-ve në Londër kanë tërhequr muzikantë profesionistë, studiues, nëpunonës dhe vlerësues amatorë të kulturës kineze, ndër të tjera, me të pranishmit që vijnë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar dhe nganjëherë nga vende të tjera në Evropë.
Foto nga China Daily
Në vitin 2003 themelova Shoqërinë “Youlan Qin” në Londër dhe ftova një mjeshtër insturmentist të guqin, Gong Yi nga Shangai, për të dhënë mësime dhe për të performuar koncerte në Londër, dhe që atëherë ne kemi mbajtur takime të tilla me tema të ndryshme," tha Cheng.
"Është si një sallon informal në Perëndim që ofron një forum për guqin dhe adhuruesit e muzikës kineze për të performuar dhe diskutuar muzikën si dhe aspektet e saj filozofike dhe kulturore të lidhura me të."
Në korrik shoqëria shënoi 20-vjetorin e saj me takimin e 124-të të yajit(Jaxhit) në Teatrin e Leksioneve në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane.
Charlie Thomas, i cili udhëtoi nga Birminghami në Londër për takimin, siç kishte bërë pesë herë më parë, tha: "Nuk janë vetëm kinezët që vijnë. Takova një zonjë gjermane që gjithashtu pëlqente guqin dhe fillova të flas me të. Njerëzit këtu janë kaq mikpritës dhe kanë prejardhje të ndryshme, por ndajnë interesa të ngjashme sa I përket guqin."
Thomas ka studiuar insturmentin e lashtë kinez guqin me Cheng për rreth një vit.
“Në krahasim me violinën, tingulli i guqinës është shumë meditues dhe më qetësues”, tha ai, duke shtuar se luajtja e instrumentit e ndihmoi të qetësohej dhe zgjidhte një problem pagjumësie.
Foto nga China Daily
Mendje të kultivuara
Në Kinën e lashtë, guqin, go, kaligrafia dhe piktura konsideroheshin si katër artet që një personi i duhej të studionte për t'u bërë studiues, sepse thuhej se ato kultivonin mendjen dhe prirjen e dikujt në mënyra të ndryshme.
Cheng, e lindur në një familje muzikantësh në Pekin, së pari studioi pipa, lahutën kineze me babanë e saj kur ishte 7 vjeç dhe më pas filloi të studionte guqin me mjeshtrin Li Xiangting, kur ishte student pranë Konservatorit të Muzikës në Xi'an.
“Babai im është një mjeshtër i pipës, dhe ende mbaj mend që e mora pipën në ditëlindjen time të 7-të si dhuratë”, tha Cheng. “Gjyshi im luan guqin, ndaj më interesonte t’i mësoja të dyja”.
Në vitin 1987 Cheng u diplomua me vlerësime të larta në performancën pipa dhe guqin përpara se të luante me Orkestrën Tradicionale Kombëtare të Kinës, në Pekin. Ajo u transferua në Londër në vitin 1990 dhe studioi etnomuzikologji në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane, dhe më vonë dha mësim në instrumentet kineze guqin dhe pipa në këtë shkollë.
Në fillim të viteve 2000, Cheng kreu kërkime për të rikrijuar pipën me pesë tela, e cila kishte humbur në shekullin e 8-të në Kinë, me pipën aktuale që kishte vetëm katër tela. Për punën e saj Cheng fitoi çmime të mëdha nga Gratë në Muzikë, Këshilli i Arteve të Anglisë dhe Këshilli i Kërkimeve të Arteve dhe Shkencave Humane.
Gjatë gjithë viteve Cheng ka qenë aktive në interpretime në koncerte të ndryshme dhe në raste të veçanta dhe në bashkëpunim me muzikantë nga zhanre dhe vende të ndryshme.
Ajo gjithashtu bashkëthemeloi Ansamblin Kinez në Mbretërinë e Bashkuar, i cili performon në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në pjesën tjetër të Evropës në raste të tilla si Festivali Kinez i Pranverës, kur dhjetëra mijëra njerëz mblidhen në sheshin Trafalgar, të Londrës për të parë shfaqjen madhështore vjetore.
Bashkëpunimi më i fundit i Cheng ishte me Ansamblin Psappha të Mançesterit në projektin e saj 'Composing for…' në fillim të këtij viti, gjatë të cilit gjashtë kompozitorë të rinj punuan me të për të krijuar kompozime të reja për pipën. Gjashtë pjesët u publikuan më 28 korrik.
“U ndjeva shumë krenare që isha e vetmja femër muzikante në projektin e këtij viti dhe pipa është instrumenti i vetëm joperëndimor”, tha Cheng. “Është një përvojë sfiduese dhe emocionuese për mua.
“Gjatë seminareve shpjegova veçoritë e pipës dhe u tregova kompozitorëve se si luhet dhe punova me ta për të krijuar muzikë që ndërthur elemente të bashkëkohores dhe klasikes, kineze dhe perëndimore”.
Cheng ishte e zënë me përgatitjen e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Kineze në Londër 2023, i cili u zhvillua midis 20 dhe 27 gushtit. Ngjarja kombinoi një koleksion koncertesh, shkëmbime akademike dhe një shkollë verore të fokusuar në instrumentet muzikore tradicionale kineze.
"Kanë kaluar tre dekada që kur erdha për herë të parë në Londër dhe kam mësuar qindra studentë," tha Cheng. “Shumë prej tyre ishin të huaj që tregojnë vlerësim të madh ndaj qytetërimit kinez.
"Më pëlqen ajo që po bëj. Thjesht ndiej gëzim kur i shikoj të përparojnë në aftësitë e tyre dhe të kuptojnë muzikën kineze."