Tingujt e muzikës së pianistes dhe kompozitores së famshme kineze, Xinyi Guo, mbushën Hollin e Koncerteve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Të pranishmit shijuan veprat për piano të interpretuara nga muzikantja e talentuar kineze. Pianistja Xinyi Guo dha një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës.
Pianistja e famshme kineze Xinyi Guo performon në Tiranë
Maestro Zhani Ciko dhe personalitete te artit dhe kultures duke ndjekur koncertin (CMG)
CMG: Cilat janë mbresat tuaja pas koncertit për piano në Tiranë?
Xinyi Guo: Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe nëse mëson më shumë rreth këtij vendi do të gjeni më shumë bukuri të tij. Kjo është hera e parë që unë vij këtu dhe jam shumë e impresionuar. Shqipëria ka të njëjtën popullsi si qyteti ku unë kam lindur. Është një ndjenjë krejt familjare për mua, dhe më duket sikur jam kthyer në shtëpi sepse është një kënaqësi eksperienca këtu.
CMG: Keni performuar në shumë vende të botës. Mendon se ky është një rast i veçantë të performosh për herë të parë në Tiranë për publikun shqiptar?
Xinyi Guo: Nuk kam qenë më përpara në këtë vend. Ndjehem shumë me fat që mora ftesën për të ardhur këtu dhe të eksperimentoja bukuritë e këtij vendi, ta njoh më shumë si vend dhe të shoh që ekziston në Europë një vendlindje tjetër për mua. Unë shoh një lidhje të ngushtë të kulturës së vendit tim me atë të Shqipërisë, prandaj ndjehem me fat që jam këtu dhe të ndaj muzikën time, sepse kam qenë në shumë vende, por këtu më duket sikur të jem në shtëpi.
Personalitete te artit dhe kultures gjate koncertit te pianistes kineze (CMG)
CMG: Ndjesitë që përjetove kur mbrrite në Tiranë?
Xinyi Guo: Shqipëria ka shumë gjëra të ngjashme me Kinën. Unë mendoj se ne kemi lidhje të thella, kemi një miqësi të vjetër midis Kinës dhe Shqipërisë dhe unë jam shumë e lumtur të jem një person që mund ti thelloj këto lidhje akoma më shumë.
CMG: Mendon të vish në të ardhmen në një koncert të përbashkët me artistë shqiptarë?
Xinyi Guo: Unë do të doja të kisha një bashkëpunim me artistët shqiptarë dhe të mësoja akoma më shumë rreth muzikës shqiptare nëse do jetë e mundur. Unë kam marrë inspirim nga muzika shqiptare, duke marrë nga ky vend multikulturor në stilin e muzikës dhe pres të eksploroj më tepër.
CMG: Jeni gjithashtu dhe kompozitore, ku përveç pjesëve të kompozitorëve të huaj luani në piano dhe krijimet tuaja.
Xinyi Guo: Çdo stil muzike ka bukurinë e vet, dhe mendoj se çdo muzikant kur kompozon shpreh vetveten. Ju mund të shikoni njerëzit nga jashtë, por që muzika është diçka brenda.
Muzikanti i njohur Maestro Zhani Ciko që ndoqi nga afër koncertin për piano të pianistes kineze ndan mbresat e tij nga ky koncert.
Pianistja kineze Xinyi Guo duke performuar ne hollin koncertor te TKOB (CMG)
“Koncerti me pianisten kineze ishte një mbrëmje shumë e natyrshme dhe miqësore. Na kishte marrë malli që të takonim artista nga Kina, sidomos ne që kemi pasur kontakte të hershme dhe kemi vlerësuar artin e madh kinez, qoftë atë kombëtar por dhe të kultivuarin. Këtë event e pritëm me kënaqësi, me një atmosferë të krijuar nga personeli i ambasadës së Kinës në Tiranë dhe nga vetë i ngarkuari me punë i ambasadës. Ishte një atmosferë e ngrohtë, ku ky koncert kaloi si një dëgjim i muzikës, pa pasur atë protokollin e zakonshëm të koncerteve që ka një ndarje midis sallës dhe instrumentistit. Sigurisht që shkolla e pianos kineze është e famshme në botë, ku dhe ne kemi pasur këtu kontributet e pianistëve kinezë të klasës së pianos në konservatorin tonë që në vitet 60-të. Gjithashtu Kina ka disa pianisët që janë nga më të mëdhenjtë në botë dhe që mbajnë skenat më të mëdhaja botërore. Kështu që në këtë drejtim ishim të pregatitur për kënaqësinë që do na jepte muzika, por një kompozitore pianiste, që dhe ekspozon veprat e saj me një sinqeritet, me modesti, me një ngrohtësi të publikut, dhe kjo ishte karakteristika më e mirë, dhe veprat që lanë përshtypjet më të mira ishin pikërisht krijimet e pianistes kineze. Mua më bëri përshtypje një karakteristikë e saj, që ajo nuk po ekspozonte virtuozitetin e pianos, por ndjeshmërinë duke u përpjekur që ti transmetonte dy fjalë zemre publikut. Kjo gjë krijoi atë që publiku të kapte mesazhin e saj dhe këtë dëshirë të saj për të bërë këtë koncert, dhe nga ana tjetër edhe ta vlerësojë për sinqeritetin e krijimeve të saj” u shpreh Maestro Ciko për mikrofonin e Radio Ejani.
Pianistja dhe kompozitorja e mirënjohur kineze Xinyi Guo me koncertin pianistik “Tingujt e muzikës” në Hollin e Koncerteve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë mbylli të dielën Javën e Kulturës Kineze. Koncerti i artistes kineze përkoi me Ditën Kombëtare të Kinës.
Në koncert ishte e pranishme ministrja e kulturës Elva Margariti, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës, Wang Dexin, drejtorja e Teatrit të Operas dhe Baletit Abigela Voshtina, muzikologë, media dhe artdashës të shumtë.
Artistja Xinyi Guo ndiqet në mediat sociale nga mbi 800 mijë fansa online, si autore e veprave origjinale muzikore “Drita”, “Stacioni i Mynihut” dhe “Fjalët e kohës së dashurisë”.
Xinyi Guo ka interpretuar veprën origjinale të pianos “Kur Sherlock takohet me “Perl River” në ceremoninë e festimit të jubileut të Mbretëreshës së ndjerë Elisabet II të Anglisë, si dhe është ftuar të performojë në sallat e koncerteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo interpretoi pjesën muzikore kombëtare kineze “Hëna e Vjeshtës mbi Liqenin e Qetë”, këngën popullore “Lulja e jaseminit”, “Elegji” muzikë dhome e kompozuar prej saj, si dhe vepra të tjera nga kompozitorë kinezë dhe ndërkombëtarë.
Pianistja kineze Xinyi Guo ne interviste per CMG
Xinyi Guo ka bashkëpunuar me mjeshtrin e flautit Yue Guo dhe prezantoi “Ëndrra e pallatit të kuq” në koncertin e 40-vjetorit të ‘Global Journey’. Në vitin 2023, Xinyi Guo u ftua të kompozonte dhe performonte në Gala të Festivalit të Pranverës në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Festivalin e Pranverës në Trafalgar.
Në koncertin “Tingujt e muzikës” pianistja interpretoi “Hëna e Vjeshtës mbi Liqenin e Qetë”, një pjesë muzikore kombëtare kineze e krijuar nga kompozitori Guangdong Ly Ëencheng në fund të viteve 1920
“Lulja e jasminit” – Jasmine Floëer – “është një këngë popullore popullore kineze me një histori të gjatë, me origjinë nga periudha Qianlong e Dinastisë Qing.
Kënga “Duke ëndërruar”, një pjesë pianoje e shkruar nga kompozitori gjerman Schumann në vitin 1838, e përfshirë në albumin “Skenat e fëmijërisë”.
“Elegji” muzikë dhome e kompozuar nga Xinyi Guo, në kujtim të pianistit të njohur britanik të lindur në Kinë, Cong Fu, i cili është pianisti i parë kinez që arriti njohje ndërkombëtare. Muzika e Cong Fu ka ndikuar thellë në jetën muzikore të Xinyi Guo.
“Buzë liqenit Baikal” është një këngë eterike dhe melodioze, në stilin e muzikës popullore ruse, e kompozuar nga këngëtari kinez Li Jian, version piano i improvizuar nga Xinyi Guo me tekstura dhe alternime melodike, i dërgon dëgjuesit në peizazhin e bukur të liqenit Baikal, duke i zhytur në një histori romantike.
“Tingujt e muzikës” shoqëruan në vazhdim me një pjesë të frymëzuar nga një nga 4 novelat klasike kineze, Ëndrra e pallatit të kuq shkruar nga Cao Xueqin në Dinastinë Qing.
“Fjalët e kohës së dashurisë”, një këngë e kompozuar nga Xinyi Guo, që tregon një histori kohe dhe dashurie.
“Peshku i madh” një këngë popullore e improvizuar nga Xinyi Guo.
Tema e “Ode për Flamurin e Kuq” frymëzohet flamuri i kuq, që paraqet skenën e flamurit të parë të kuq me pesë yje që u ngrit më 1 tetor 1949 kur u krijua Republika Popullore e Kinës.
“Unë dhe Mëmëdheu im” është një këngë patriotike lirike e Kinës e shkruar nga Zhang Zhi dhe kompozuar nga Qin Yongcheng në vitin 1985.
Intervistoi: Gazmend Agaj