Zaza dhe Evi Reçi publikojnë këngën e re “Mdo”
2023-10-08 09:56:35

Zaza

Evi Reçi

“Mdo”  është kënga e interpretuar nga Zaza dhe Evi Reçi, e  realizuar edhe me videoklip. Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme, ndonëse Evi Reçi ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja. Teksti është shkruar nga Muma me produksion nga Lorik dhe Gnmusic. Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin e Evit. Videoja është punuar nga Fullmoon production.

Ndonëse Evi Reçi ka kohë që është tërhequr nga muzika, duke u fokusuar më shumë në moderim, me këtë këngë duket se po  i rikthehet muzikës.

“Dance the Night” e Dua Lipës në Top 10 e Billboard Charts

Artistja me famë botërore, Dua Lipa  vijon të  qëndrojë në top-listat me këngën “Dance the night”, ndërsa  nuk është për t’u habitur që qëndron gjat në top 10. Vokali i fuqishëm i Dua Lipës sjell kaq shumë energji, duke e bërë këngën  një ‘hit’ të menjëhershëm. Artistja është rreshtuar në 10-shen e listës së Billboards së bashku me Taylor Swift, Doja Cat dhe shumë artistë të tjerë. Kjo këngë është bërë “himn” i përkyer për të kërcyer në çdo festë, duke mos lëvizur nga “Top Charts” për nëntë javë rresht.

Artistja me origjinë shqiptare ka treguar shumë pasion e profesionalizëm sa i përket karrierës, duke sjellë hite të njëpasnjëshme, e përvec kësaj ajo ka treguar së fundi  talentin si aktore.

Gold AG

Albina Kelmendi

“Sa për mua”, kënga e re e duetit Gold AG dhe Albina Kelmendi

Gold AG dhe Albina Kelmendi kanë publikuar të enjten projektin e  ri muzikor. “Sa për mua” titullohet kënga, të cilën e kanë realizuar edhe me videoklip. Teksti dhe muzika është realizuar nga vetë reperi me orkestrim nga Virusi i Elita 5. Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Arian Agushit (emri i vërtetë i Gold AG).  Kjo nuk është hera e parë që dyshja kanë bashkëpunuar, pasi kanë dhe një ‘hit’ me titullin “Prishtina”.

Sava Lena