Në gusht, ekonomia kombëtare ka treguar një rimëkëmbje të përshpejtuar me rritjen e vazhdueshme të prodhimit dhe kërkesës së tregut duke përmirësuar gradualisht nivelin e punësimit dhe stabilizimin e çmimeve. Sipas ekonomistit të Bankës Botërore për Azinë Lindore dhe Paqësorin, Kina ka pika të forta përsa i përket zhvillimit të ekonomisë, jo vetëm nga pikëpamja e rritjes së vëllimit të prodhimit, por edhe zhvillimit cilësor, thellimit të inovacionit dhe rritjes së kapacitetit njerëzor.
Konsumatorë në një mapo, Pekin(Foto:VCG)
Prodhimi industrial u përshpejtua dhe rritja e prodhimit të pajisjeve u rikuperua. Nga viti në vit vlera totale e shtuar e prodhimit industrial u rrit me 4.5 për qind. Vlera e shtuar e prodhimit mineral u rrit me 2.3 për qind, prodhimi i manifakturës u rrit me 5.4 për qind dhe prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike, termike, gaz dhe ujë u rrit me 0.2 për qind. Vlera e shtuar e prodhimit të pajisjeve u rrit me 5.4 për qind dhe e prodhimit të teknologjisë së lartë u rrit me 2.9 për qind. Për sa i përket produkteve, prodhimi i paneleve diellore, robotëve të shërbimit dhe pajisjeve elektronike u rrit përkatësisht me 77,8 për qind, 73,7 për qind dhe 29,9 për qind.
Indeksi i prodhimit të shërbimeve u rrit me 6.8 për qind. Akomodimi dhe hoteleria, transmetimit të informacionit dhe softuerëve me shërbimet e teknologjisë së informacionit, e transportit, magazinimit dhe postës, ajo e qirasë, shërbimeve të biznesit dhe ndërmjetësimit financiar u rritën respektivisht me 16.1 për qind, 11.5 për qind, 9.0 për qind, 8.1 për qind dhe 7.2 për qind. Në tetë muajt e parë, indeksi i prodhimit të shërbimeve u rrit me 8.1 për qind nga viti në vit. Aktivitetit të biznesit për transportin hekurudhor, transportin ajror, akomodimin, kateringun, telekomunikacionin, transmetimin, shërbimet e transmetimit televiziv dhe satelitor, mbrojtjen ekologjike dhe menaxhimin e objekteve publike dhe kulturën, sportin dhe argëtimin treguan një ekspansion të lartë duke u zgjeruar në 55 përqind. .
Pas ndikimit negativ të pandemisë COVID-19, sektori i turizmit i Kinës po tregon një ringjallje të fortë në vitin 2023. Parashikimet tregojnë se të ardhurat totale nga turizmi vendas pritet të kalojnë 4 trilion Yuan ose afërsisht 581 miliardë USD, duke shënuar një rritje mbresëlënëse prej 96 për qind. Disa forca shtytëse në këtë ringjallje të sektorit të turizmit përfshijnë lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit; rritja e të ardhurave të disponueshme të qytetarëve, si dhe popullariteti në rritje i turizmit vendas. Në veçanti, mbështetja e qeverisë në rigjallërimin e sektorit të turizmit është evidente përmes subvencioneve dhe përjashtimeve nga taksat që u ofrohen sipërmarrjeve turistike. Ringjallja e fuqishme e industrisë së turizmit të Kinës shërben gjithashtu si një tregues pozitiv për ekonominë e vendit, duke e kthyer atë në një shtytës të rëndësishëm të rritjes ekonomike.
Turistë në pushim me rastin e Ditës Kombëtare, qytet Shenzhen të Kinës Jugore(Foto:VCG)
Në gusht, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 3,793.3 miliardë juanë, me një rritje prej 4.6 për qind. Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në zonat urbane arritën në 3,297.4 miliardë juanë, me 4.4 për qind më shumë nga viti paraardhës; dhe ajo në zonat rurale arriti në 495.9 miliardë juanë, me një rritje prej 6.3 për qind. Të grupuara sipas llojeve të konsumit, shitjet me pakicë të mallrave ishin 3,372.1 miliardë juanë, me një rritje prej 3.7 për qind; të ardhurat nga catering ishin 421.2 miliardë juanë, me 12.4 për qind rritje. Investimi në asetet fikse vazhdoi të rritet dhe investimet në industritë e teknologjisë së lartë treguan një rritje të shpejtë.
Në tetë muajt e parë, investimi në asetet fikse arriti në 32,704.2 miliardë juanë, ose një rritje me 3.2 për qind. Investimi në infrastrukturë u rrit me 6.4 për qind, në përpunim u rrit me 5.9 për qind dhe ai në zhvillimin e pasurive të paluajtshme ra me 8.8 për qind. Investimet në industritë e teknologjisë së lartë u rritën me 11.3 për qind, nga të cilat investimet në prodhimtarinë e teknologjisë së lartë dhe shërbimet e teknologjisë së lartë u rritën përkatësisht me 11.2 për qind dhe 11.5 për qind. Për sa i përket prodhimit të teknologjisë së lartë, investimet në prodhimin e pajisjeve mjekësore, instrumenteve matëse dhe matësve dhe në prodhimin e pajisjeve elektronike dhe të komunikimit u rritën përkatësisht me 17.5 për qind dhe 12.8 për qind. Sa i përket shërbimeve të teknologjisë së lartë, investimet në shërbimet e transformimit të arritjeve shkencore dhe teknologjike dhe në shërbimet teknike profesionale janë rritur përkatësisht me 42.1 për qind dhe 28.3 për qind. Rënia e importeve dhe eksporteve të mallrave është ngushtuar nga viti në vit dhe struktura e tregtisë ka vazhduar të optimizohet.
Në tetë muajt e parë, vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave ishte 27,083.3 miliardë Juanë, një rënie prej 0.1 për qind. Ndër to, vlera totale e eksporteve ishte 15,466.7 miliardë juanë, ose 0.8 për qind më shumë dhe vlera totale e importeve ishte 11,616.6 miliardë juanë, me një rënie prej 1.3 për qind. Punësimi mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm dhe shkalla e papunësisë urbane të anketuarve tregoi rënie. Në muajin gusht, shkalla e papunësisë së anketuarve urbanë ishte 5.2 për qind, me 0.1 pikë përqindjeje më pak se ajo e një muaji më parë. Shkalla e papunësisë së popullsisë së anketuar e me regjistrim familjar vendor ishte 5.3 për qind dhe e popullsisë me regjistrim familjar jo vendor ishte 4.8 për qind, nga e cila, shkalla e popullsisë me regjistrim të ekonomive familjare bujqësore jo lokale ishte 4.4 për qind.
Një linjë montimi të makinave në qytetin Wuhan(Foto:VCG)
Në gusht, indeksi i çmimeve të konsumit nga viti në vit u rrit me 0.1 për qind. Të grupuara sipas kategorive të mallrave, çmimet e ushqimeve, duhanit dhe alkoolit ranë me 0.5 për qind, veshjet janë rritur me 1,1 për qind; rritja e banesave me 0,1 për qind; artikujt dhe shërbimet për përdorim të përditshëm me 0.5 për qind; transporti dhe komunikimi me 2.1 për qind; arsimi, kultura dhe rekreacioni me 2.5 për qind; shërbimet mjekësore dhe kujdesi shëndetësor janë rritur me 1.2 për qind; dhe artikujt e shërbimet e tjera u rritën me 3.8 për qind.
Edhe në muajin shtator ekonomia ka treguar shenja të përmirësimit dhe të një rimëkëmbjeje me zhvillim cilësor. Të dhënat paraprake tregojnë një rritje të indeksit të blerjeve për sektorin e prodhimit. Sektori i prodhimit është themeli i ekonomisë reale dhe rritja e indeksit të blerjeve në shtator është një sinjal i rëndësishëm se rimëkëmbja ekonomike e Kinës po përshpejtohet. Nisur nga performanca e treguesve ekonomikë gjatë këtij viti, Banka Botërore nuk ka ndryshuar parashikimin për një rritje prej 5.1 për qind për ekonominë kineze.