Federata Shqiptare e Grave për Paqe Boterore (FSHGPB) është një organizatë joqeveritare e regjistruar në Shqipëri në vitin 1995. Qëllimet e saj janë fuqizimi i gruas si paqeberёse nё familje, komunitet, komb dhe botё, edukimi i shoqërisë për të ndërtuar familje të shëndetshme, ndihma për shtresat në nevojë etj. Aktivitetet e FSHGPB promovojnë kulturën e paqes bazuar tek dashuria, respekti reciprok dhe jeta për hir të tjerëve, që janë vlera universale, të cilat na lejojnë të kapërcejmë kufijtë etnike, raciale, fetare etj.
Nëpёrmjet edukimit, lobimit, partnershipit, pajtimit dhe shërbimit humanitar, FSHGPB synon tё krijojё njё ambient paqёsor pёr rritjen dhe mirёqenien e brezave të ardhshëm.
Më 23 shtator në ambientet e Ambasadës së Paqes u finalizua Konkursi i të Folurit në Publik; "Familja që Dua". Në finale u shfaqën para publikut 12 të rinj, finalistë të talentuar rreth artit të të folurit, ku përcollën bukur dhe me emocion mesazhet rreth kryefjalës së gjithë eventit, Familja.
Katerina Minollari, Irida Shkoza dhe Xhensila Tafa kanë ndarë më tepër detaje nga ky event për Radio Ejani.
Sigla e Federatës
CMG: Katerina Minollari, si presidente e kësaj Federeate, a mund të na tregoni qëllimin dhe vizionin tuaj?
Katerina Minollari: Federata ëshë një shoqatë në rang botëror dhe ka një status të veçantë nga ana e OKB-së. Vizioni ynë, siç duket edhe nga emri është ndërtimi i paqes, përmes vlerave aty ku gratë kanë edhe një rol të veçantë. Një pjesë e madhe e aktiviteteve tona lidhet me fuqizimin e grave dhe kjo na bën edhe më të forta dhe më afër njëra-tjetrës. Por që gruaja të ketë fuqi duhet të jetë po ashtu në bashkëpunim me burrat pasi të dyja gjinitë janë një shtyllë mbrotje për njëra-tjetrën. Gjithashtu përveç faktit që ne punojmë për gratë dhe për t’iu dhënë atyre rëndësi, punojmë shpesh edhe me tema apo çështje që lidhen me mjedisin.
Foto nga eventi Familja që Dua ( foto facebook)
CMG: Konkursi i të Folurit në Publik; "Familja që Dua", në cilin edicion ishte këtë vit?
Katerina Minollari: Ky konkurs ishtë në edicionin e tij të 4-të dhe pati një sukses të madh. Përveç kësaj ne organziojmë edhe një trajnim, i cili është përqëndruar në disa cilësi të lidershipit. Programet janë shumë interesante për gratë dhe vajzat por edhe për të gjithë të rinjtë e tjerë. Përpos kësaj ne kemi bërë aktivitete për ambientin, në vitin 2022 kemi pasur një program shumë të bukur ‘Rinia për Ambientin’ dhe në kuadër të këtij projekti kemi bërë evente të ndryshme ndërgjegjësuese.
Ndërsa konkursi i fundit ka temën e familjes për dy arsye, sepse aftësia e të folurit në pubik është shumë e rëndësishme dhe familja është një nga gjërat më të rëndëishme në jëtë. Është shumë e rëndësishme edhe për lumturinë personale por edhe për shoqërinë. Një fmailje e mirë eshtë një bazë e një shoqërie të shëndetshme.
Foto nga eventi Familja që Dua ( foto facebook)
CMG: Irida Shkoza, ju jeni Sekretare e Përgjithshme e Federatës , si e keni parë këtë event dhe rëndësinë e temës së familjes?
Irida Shkoza: Familja është gjithçka dhe kjo ka ardhur shumë mirë për ata të cilët morën pjesë, pasi pati emocione të mëdha. Na duhet një promovim më aktiv për promovimin e vlerave të familjes. Familja e ka një model tradicional dhe duhet t’i përmbahemi vlerave të saj. Konkursi pati disa faza, ku të interesuarit dërguan fjalimet, më pas fjalimet u panë dhe u vlerësuan dhe secili prej tyre kaloi në një trjanim it ë folurit në publik dhe vetëm 12-të të rinj arritën të shkonin në familje. Këta 12 të rinj përcollën shumë emocione dhe na dhuruan momente të paharrueshme.
Foto nga eventi Familja që Dua ( foto facebook)
CMG: Xhensila Tafa, ju jeni fituese e çmimit të parë në këtë event, si ndiheni?
Xhensila Tafa: Kjo fitore për mua do të thotë shumë sepse më dha mundësine që unë të sfidoj veten në të folurin në publik dhe për një temë kaq të rëndësishme. Nuk ishte çmimi i parë në jetën time, por e përjetova atë çast sikur ishte e vetmja fitore, pasi mendoj që çdo fitore duhet përjetuar në mënyrë unike. Ishte ndër momentet kur jam ndier e plotësuar.
CMG: A e kishit të vështirë të arrinit deri aty?
Xhensila Tafa: Pa lodhje dhe sakrifica nuk ka sukses, ndaj lodhja është proces normal. Lodhja është pozitive dhe na rrit profesionalisht. Njeriu nëse i do gjërat vërtet, e gjtihë sakrifica dhe lodhja një ditë shpërblehet.
CMG: Ju kishit temën e familjes për ta paraqitur, si u ndjetë për këtë gjë?
Xhensila Tafa: Ishte një temë që edhe mua më përmbushi si individ dhe më dha krahë për të dalë përballë një publiku të madh dhe për të performuar. Ndihem e lumtur që kam fituar këtë konkurs dhe që kam sfiduar pozitivisht veten.
Intervistoi Megi Latifi