Osmanti, lulja e parë e vjeshtës
2023-10-05 14:06:41

"Lulëzon osmanti i parë i Hangzhou-t!" Kur nxehtësia e verës largohet, pema "yll" e  osmantit në Kopshtin Zoologjik të Hangzhou-t mezi pret t'u ofrojë turistëve aromën e parë stinore të osmantit.

Pema e osmantit në Kopshtin Zoologjik të Hangzhou-t, ndër më të njohurat në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, është nderuar si "osmanti i çelur më herët në këtë qytet" për disa vjet. Lulëzimi i saj shihet si prologu i vjeshtës nga shumë banorë të Hangzhou-t.

Osmanti është një ndër dhjetë lulet më të njohura tradicionale kineze. Ai është zbuluar në shumë rajone në Kinë, duke përfshirë pesë rajonet e prodhimit më të njohura: Hangzhou i provincës Zhejiang, Wuxian i provincës Jiangsu, Xianning i provincës Hubei, Xindu i provincës Sichuan dhe Guilin i Rajonit Autonom Guangxi-Zhuang.

Osmanthusi i ëmbël në Suzhou pas një shiu/VCG

Osmanti jo vetëm mbillet gjerësisht në Kinë, por edhe ka një histori kultivimi shumë të gjatë, më shumë se 2 500-vjeçare.

Osmanti është përmendur në "Klasikët e maleve dhe deteve" të Periudhës të Shteteve Ndërluftuese (475 - 221 p. e. s.). Nga dinastia Han (202 p. e. s. - 220 e. s.) te Wei, Jin, Dinastitë e Veriut dhe Jugut (420-589), osmanti ka qenë një lule me vlerë dhe një simbol i gjërave të mira. Deri në dinastinë Tang (618-907), ishte shumë e zakonshme për dijetarët që të mbillnin osmante në shtëpi dhe kjo lule u bë e preferuar në poezi.

Osmanthus i ëmbël në ngjyrë portokalli dhe të verdhë./VCG

Banorët në Kinën Lindore e duan osmantin e ëmbël, jo vetëm prej erëmimit, por edhe për shkak të produkteve të prodhuara nga kjo lule e bukur. Në kuzhinën e qyteteve si Suzhou, osmanti është përdorur për të bërë mjaltë, çaj, reçel, pije alkoolike dhe ëmbëlsira, dhe disa herë është përdorur edhe si një erëz për t'i dhënë ushqimit pak aromë dhe ngjyrë lulesh.

Osmanti i ëmbël është një kaçubë me gjelbërim të përhershëm që prodhon lule të vogla të bardha, të verdha ose ngjyrë portokalli, me një aromë të këndshme. Kjo është një pemë që rritet në Azi dhe është kultivuar për qëllime zbukurimi.

ëmbëlsira të bërë nga jami i osmantit të ëmbël/VCG 

Vera e osmantit me shije të ëmbël është një pije e domosdoshme për shumë familje kineze gjatë Festës së Mesvjeshtës. Për ata që e pëlqejnë shijen e ëmbël, ka shumë ëmbëlsira që bëhen me lulet e osmantit në Kinë.

Torta e hënës e bërë nga osmanti i ëmbë./VCG

Në sezonin e lulëzimit të osmantit, ai mund të zihet me mjaltë së bashku për të bërë shurup. Çdo gatesë me këtë shurup të veçantë në majë mund të bëhet menjëherë një ëmbëlsirë vjeshte.

(Xu Guang)