Rezidenca e vjetër e shkrimtarit, destinacion i ri turistik
2023-10-05 14:14:07


Foto nga VCG

Ish-rezidenca e Pu Songling, një shkrimtar i dinastisë Qing (1644-1911), është bërë një destinacion popullor për turistët, duke vlerësuar hijeshinë e kulturës tradicionale kineze, falë përpjekjeve të qeverisë lokale për të ruajtur vendet e trashëgimisë kulturore dhe për t'i integruar ato në jetët e njerëzve.

Kompleksi rezidencial, i cili u rihap për publikun më 4 gusht, pas zgjerimit dhe rinovimit të pjesshëm, pati mbi 184.000 vizitorë deri në fund të muajit, një rritje e madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, tha Sun Lili, një punëtore në Sallën e Përkujtimit Pu Songling.

“Liaozhai Zhiyi”, një koleksion tregimesh klasike kineze, shkruar nga Pu, është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të huaja, duke e bërë atë një nga veprat letrare klasike kineze më të përkthyera dhe më të disponueshme në vendet e huaja, tha Sun.

Ish-rezidenca e Pu, që ndodhet në Pujiazhuang, një fshat në Zibo, në provincën Shandong, përbëhet nga ndërtesa kryesore “Liaozhai” në qendër dhe nga dy dhoma ngjitur, të ndërtuara në stilet tipike arkitekturore të Kinës veriore në dinastitë Ming dhe Qing (1368-1644).

Salla Përkujtimore Pu Songling u ndërtua në vitin 1980 me mbështetjen e qeverisë lokale për të shfaqur trashëgiminë e Pu.

Punime për të mbrojtur ndërtesat ndërmerret çdo vit. Administrata Shtetërore e Trashëgimisë Kulturore ka nxjerrë politika duke u kërkuar qeverive dhe grupeve shoqërore të promovojnë ruajtjen dhe përdorimin e relikteve kulturore.

Foto nga VCG

Në maj, administrata, Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës publikuan së bashku një njoftim për të inkurajuar autoritetet lokale kulturore dhe turistike të përfshijnë relikte kulturore në itineraret turistike, një projekt kombëtar në zhvillim e sipër, dhe për t'i paraqitur gradualisht këto relikte për publikun.

Vitet e fundit janë bërë më shumë përpjekje për të ruajtur rezidencën e shkrimtarit. “Gjëja e parë që bëj çdo ditë është të kontrolloj gjendjen e çdo shtëpie. Për shkak se janë të gjitha shtëpi të vjetra, ne i kushtojmë vëmendje të veçantë ruajtjes. Disa kanë çati me kashtë, ndaj duhet t'i nënshtrohen kontrolleve të rregullta”,- tha Sun.

“Ne i riparojmë ato një herë në vit dhe zëvendësojmë atë që nevojitet çdo tre vjet, sepse ndonjëherë zogjtë marrin materiale për foletë e tyre dhe shirat e dendur mund të heqin pjesë të kashtës”,- tha Sun.

Në maj filloi një projekt restaurimi për rezidencën e Pu-së, për të rregulluar rrjedhjet dhe animet strukturore, i pari i këtij lloji qëkur struktura u rindërtua.  Gjatë restaurimit duhen përdorur materiale, forma, mjeshtëri dhe teknika origjinale, në mënyrë që të ruahet pamja historike, tha Pei Tao, drejtor i Sallës Përkujtimore.

Salla përkujtimore ka 10 dhoma ekspozimi, ku shfaqen më shumë se 15.000 relikte kulturore, duke përfshirë portretin e vetëm të vërtetë të Pu, dorëshkrimet e tij, vulat dhe relikte të tjera kulturore kombëtare të klasit të parë.

Zonat e ekspozitës shfaqin gjithashtu materiale të vlefshme historike, si kopje të lashta, versione në gjuhë të huaja, vepra kaligrafike nga artistë të njohur dhe skulptura me ngjyra që përshkruajnë histori nga koleksioni.  Këtë vit, muzeu ka organizuar mbi 10 aktivitete promovuese kulturore në shkolla, komunitete dhe seminare, duke kontribuar ndjeshëm në ruajtjen, trashëgiminë dhe përdorimin e trashëgimisë kulturore jomateriale si “Liaozhai liqu”, e cila u krijua falëpërpjekjeve krijuese të Pu Songling.

Pu kompozoi tekste për tregimet e tij duke përdorur meloditë popullore të kohës së tij. Këto “Liaozhai Liqu”, një formë e muzikës popullore, përfshijnë tregime dhe shfaqje teatrale dhe njihen si trashëgimi kulturore jomateriale në nivel kombëtar.

Pu Zhangjun, pasardhësi i gjeneratës së 11-të të Pu Songling, tha se në të kaluarën, shumica e njerëzve lexonin përmbledhjen e përrallave nga kurioziteti, por tani një numër në rritje individësh po eksplorojnë mençurinë e thellë dhe njohuritë e thella filozofike që ai mban.

Një shembull është kënga “Luocha Haishi”, e shkruar dhe realizuar së fundmi nga kantautori kinez i popit Daolang.

Teksti i “Luocha Haishi”, është përshtatur nga një përrallë e Liaozhai Zhiyi me të njëjtin emër, e cila flet për aventurën e një njeriu në një mbretëri të largët të quajtur Luocha.