BERZH dhe Standard and Poor’s, vlerësime pozitive për ekonominë shqiptare
2023-10-05 09:07:48

Janë dy institucione financiare ndërkombëtare që së fundmi kanë publikuar projeksione dhe vlerësime për ekonominë Shqiptare. BERZH thotë se rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të mbyllet në  2.5% në 2023 ndërsa Standard and Poor’s  rishikon përspektivën e Shqipërisë nga 'Të qëndrueshme' në 'Pozitive', si dhe konfirmon vlerësimin 'B+'. Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj thotë se dy  parashikimet e bëra japin një perspektivë pozitive për vendin.

BERZH (telegrafi)

BERZH (telegrafi)

BERZH dhe Standard and Poor’s, vlerësime pozitive për ekonominë shqiptare

Shqipëria ka marrë vlerësim pozitiv nga agjencia kombëtare e vlerësimit Standard and Poor’s. Më 22 Shtator 2023, agjencia ka rishikuar perspektivën e saj për Shqipërinë nga “e qëndrueshme”, në “perspektivë pozitive”. Në të njëjtën kohë, agjencia rikonfirmon vlerësimin e vendit në “B+”. Se fundmi edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar parashikimin për Shqipërinë ku thuhet se ekonomia e vendit tonë pritet të rritet me 2.5% këtë vit.Ndërsa vitin e ardhshëm parashikohet që rritja ekonomike të arrijë në 3.3%. Por çfarë thonë ekspertët Shqiptarë lidhur me këto projeksione. Në një intervistë për Radio Ejani, Z.Eduart Gjokutaj ekspert i taksave Qendra Altax, thotë se dy  parashikimet e bëra japin një perspektivë pozitive.

“Lidhur me vlerësimin e ekonomisë Shqipare nga Standard and Poor’s si dhe Berzh do të thosha se, S&P shpesh orientohet dhe bën vlerësimin e fondit publik, për 6 muaj maksimumi për 1 vit. Vlerësimi i S&P në shtatorin e vitit 2023 tregon një aftësi riparuese të përmirësuar të borxhit nga shqipëria bazuar nga të ardhurat tatimore, shpenzimet më të ulëta gjatë 6 mujorit të pare. Bazuar në treguesit e përmendur dhe pritshmëria për një përmirësim më të madh të konsumit dhe të eksportit, pra një prespektivë pozitive që jep një besueshmëri relative për të ardhmen por të mos harrojmë se është e konkuruar nga dy fqinjët tanë rajonal Serbia dhe Maqedonia që janë një shkallë më lart se sa Shqipëria.”

BERZH analizoi se vlerësimi i monedhës kompensoi një pjesë të goditjes inflacioniste në vend, çka mundësoi një politikë të përshtatshme monetare me një normë prej 3% deri në fund të gushtit 2023.

“Për sa i përket pjesës së publikimit të Berzhit, Ballkani Perendimor cilëson se ka patur efekt dobësimi të tregtisë me partnerët e eurozonës gjë që ka ndikuar në ekonominë e rajonit, dhe produkti i brendshëm bruto për të gjithë rajonin llogaritet mesatarisht në 2%. Shqipëria parashikohet të rritet me 0.5% më lart se mesatarja e rajonit duke treguar dhe një herë nivelet që bazohet pikërisht mbi treguesit e atyre parametrave që përmendem lidhur me pjesën e një konsolidimi fiskal më të mirë dhe një pritshmërie të rritjes së eksporteve dhe konsumit. Megjithatë të dhënat mbi ekonominë tregojnë se qeverisja bazohet mbi politika të dobëta, ndër to institucionet e dobëta dhe është një nga problematikat që edhe Berzh i ka përmendur përsa i përket qeverisjes së korporatave dhe në përgjithësi trajtimit të disa problematikave që lidhen me tenderat dhe me mënyrën sesi konceptohet modeli ekonomik për të ardhmen.”- thotë Gjokutaj.

Eduart-Gjokutaj (ALTax)

Eduart-Gjokutaj (ALTax)

Eksperti thotë se në fokus të qeverisë duhet të jenë jo vetëm sektorët që japin zhvillim ekonomik por duhet të ketë fokus edhe në përmirësimin e kushteve sociale. Si sektorë me potencial shikohen energjia dhe turizmi.

“Në lidhje me pritshmërinë për rritjen ekonomike për vitin 2023 sipas parashikimeve pritet të arrijë në vlerat absolute 19.4 miliardë dollarë deri në fund të vitit duke arritur 20 miliardë në 2024. Nisur nga fakti i përmendur edhe para pak kohësh edhe nga Kryeministri lidhur me axhendën 2023 nevojitet që të ndikohet dhe në ndërgjegjësimin e politikave që duhet të synojnë në zhvillimin jo vetëm të atyre sektorëve që japin zhvillim ekonomik dhe uljen e varfërisë por dhe përmirësimin e kushteve sociale, tregun e punës dhe orientimin e bizneseve se ku të investojnë duke e ulur dhe presionin social ndaj buxhetit të vendit. Megjithatë nga performanca historike e zhvillimit të ekonomisë bazuar në produktin e brendshëm në periudhat e fundit, si sektor energjia dhe turizmi janë sektorët që do bëjnë dallimin edhe në këtë periudhë të vitit dhe do të shoqërohen dhe nga një ndërtim që ka nisur me vrull që tre muajt e parë të vitit 2023.”

Pak shpresë ka tek pesha e eksporteve. Risku i zhvlerësimit të euros parashikohet të jetë prezent edhe në muajt e fundit të këtij viti.

“Patjetër që sektori i eksporteve nuk prite të ketë ndonjë performacnë pasi është një sektor i goditur rëndë nga zhvlerësimi i euros e cila ne vetvete është një nga rrisqet e mëdha që do të shoqërojë në pjesën e mbetur të 2023 dhe në pjesën e parë të 2024. Kjo do të thotë që prespektiva është ende subjekt i pasigurisë së lartë, rritja më ngadalë sesa pritet tek partnerët tek banka e shqipërisë, partnerët e huaj, natyrisht që ndikon edhe në eksportet dhe nga ana tjetër inflacioni i cili po vazhdon të jetë i qëndrueshëm në tendencën rënëse. Gjithësesi ngelet ende i pasigurtë për atë çfarë na ekspozon me faktorët e jashtëm përtej atyre që tregu përpiqet të arrijë në këtë situatë të paqartë. Gjithësesi pagat e sektorit publik do të vazhdojnë në vitin 2024  të pasqyrojnë tendenca rritëse për të ndikuar mbi inflacionin dhe nuk është një tregues që duhet  lënë i menjanuar pasi duhet të shoqërohet me rritjen e cilësisë shumë të dukshme në raport me adminsitratën pasi tashmë është në pritshmërinë dhe nuk pasqyron atë kosto që paguhet nga taksat e përgjithshmë.”- thotë eksperti.

Si rrisk shikohet pasiguria me konsumin.

S&P (politco.eu)

S&P (politco.eu)

“Një rrisk apo problem do të jetë pjesa konsumatore, si e popullatës, si e qeverisë e cila edhe në treguesit e fundit rezulton se janë me ulje dhe është një shenjë e dukshme se çfarë efektesh jep zhvlerësimi i euros që është ndikim i ndjeshëm në ekonominë shqiptare, por edhe pjesa e pasigurisë që e pret të ardhmen që lidhet jo vetëm me konsumin e përditshëm por dhe çfarë janë kursyer nga shqiptarët. Ndërkohë indicenca dhe vazhdimësia si të themi e lartë e puëns informale është gjithmonë e më shumë pegnesë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe në një farë mënyrë pasqyron atë që na tregon për emigrimin jo vetëm të punonjësve dhe bizneseve. Ndërkohë bizneset informale vazhdojnë të mos kontribuojnë në bazën tatimore dhe në përgjithësi në treguesi e formalizimit duke përbërë një problem dhe rrisk të shtuar. Edhe pse një ndihmë e huaj do të vazhdojë në formën e investimeve të marra për të zhvilluar sektorë të caktuar, problemet e qeverisjes së korporative të ndërmarrjeve publike dhe në përgjithësi dhe me menyrën sesi konceptohet mbështetja ndaj sektorëve në vështirësi është sfida më e madhe që mbetet qeverisë shqiptare dhe spektrit politik.”

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor u përballën me kërkesë të dobët në tregti me partnerët europianë, por kjo ishte kompensuar pjesërisht nga performanca e fortë e sektorit të turizmit në ekonomitë e bazuara në shërbime si Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova.