Lojërat e 19-ta Aziatike performance e inteligjencës artificiale dhe robotikës
2023-10-05 11:23:54


Geiv Tomço, ekspert AI dhe robotikës (Foto nga CMG)

Lojërat e 19-ta Aziatike që startuan më 23 shtator, në Hangzhou, të provinces kineze Zhejiang, që në ceremoninë e hapjes shfaqën një nivel të lartë teknologjik të paparë deri tani. Pishtarët dixhitalë, të cilët u ndezën për startimin e Lojërave ishin elementi i pare  smart, shoqëruar nga ndriçimi dixhital, i pari i këtij lloji në historinë e Lojërave Aziatike. Këto elementë të teknologjisë të integruar në çdo aspekt të Lojërave Aziatike kanë mahnitur që nga dita e pare e tyre  audiencën globale, duke shfaqur  aftësitë shkencore dhe teknologjike të Kinës.

Në këtë edicion të 19-të të Lojrave Aziatike, ku marrin pjesë  delegacionet sportive nga 45 vendet e rajonit, teknologji të ndryshme të ndërthurura me inteligjencën artificiale janë aplikuar në ndërtimin e ambienteve, transportin dhe aspekte të tjera.

Sponsorizimi i shtatë kompanive të teknologjisë së internetit, China Mobile, Alibaba, Alipay, China Telecom, Anheng Information, SenseTime dhe Kuaishou, i ka bërë edhe më të larta atributet e teknologjisë së internetit të këtyre Lojërave Aziatike. Duke përdorur Lojërat Aziatike si një stendë ekspozite, kompanitë e mëdha të internetit përdorin "teknologjinë e zezë" të tyre për të popullarizuar shkencën, por gjithashtu lejon publikun të kuptojë një seri teknologjish nga inteligjenca artificiale tek njerëzit virtualë dixhitalë.

Geiv Tomço është bashkëthemelues i programit edukativ SmartKids Albania, si dhe specialist i Robotikës dhe Inteligjencës Artificiale

CMG: Robotika dhe inteligjenca artificiale janë kryefjala e Lojërave të 19-ta Aziatike, një ngjarje që falë këtyre zhvillimeve teknologjike ka ngjallur interesim global. Si një ekspert i robotikës dhe AI keni informacion për këto performanca?

Geiv Tomço: I ndjek me shumë kënaqësi dhe kuriozitet sepse e kam pare Azinë si kontinent 2 ose 3 hapa përpara nga ana e teknologjisë shumë interesante që zhvillohet atje. Më pëlqen se si arrijnë të ndërthurin robotikën dhe inteligjencën artificiale në mënyrë kaq të bukur sepse të përgatitesh për një event të kësaj shkalle dhe niveli, kërkon përtej kapaciteteve njerëzore dhe shumë aspekte të tjera ndihmëse nga teknologjia sidomos për transmetimet që janë shumë të ngarkuara dhe shikohen nga e gjithë bota, si dhe shumë anë të tjera logjistike. Fundja është një qytet që pret turistë nga bota dhe transporti publik është shumë i avancuar.

CMG:  Sisteme inteligjente navigimi në mjedise, robotë inteligjentë që vrasin mushkonjat në Fshatin e Lojërave Aziatike, autobusë vetë-drejtues në rrugë. Këto shfaqje të teknologjisë në vendin pritës të Lojërave Aziatike në “kryeqytetin e tregtisë elektronike” siç njihet Hangzhou, janë përhapur me shpejtësi në mediat sociale, duke u pasuar me reagimin e publikut që i cilëson si “ të pabesueshme”. A po bëhet AI dhe robotika pjesë e realitetit botëror?

Geiv Tomço: Eshtë bërë tashmë. Gjatë pandemisë Covid 19 kujtojmë se në Kinë robotët patrullonin rrugët, duke dërguar pako ushqimore në shtëpitë e njerëzve, sepse këta të fundit e kishin të pamundur të dilnin gjatë karantinës. Tashmë në Kinë roboti njihet si koncept dhe fakti që e kanë provuar dobinë e tyre u jep një shtysë të vazhdojnë me hapin e radhës, duke i integruar në jetën e përditëshme. Njerëzit tashmë janë mësuar me robotët dhe kjo nuk është pak. Ata do të bëhen pjesë e pandashme e jetës sonë sepse kemi nevojë. Popullsia është në rritje gjatë gjithë kohës, ana logjistike dhe të dhënat dixhitale që prodhon kjo shoqëri kaq e madhe sa i përket  banorëve, nuk mund të menaxhohet vetëm nga njerëzit. Ndaj nevojiten sisteme automatike që i kryejnë këto veprime në kohë reale.

CMG: Agjencia France-Presse komentoi: "Këto lojëra aziatike janë marrë përsipër nga robotët". Kjo sepse ka lloje të ndryshme robotësh që mund të konkurrojnë me lojtarët e pingpongut  gjatë Lojërave Aziatike. Kjo duket argëtuese, por a duhet të ndjehemi të rrezikuar në profesione të ndryshme lidhur me praninë e shtuar të robotëve?

Geiv Tomço: Me ardhjen e robotëve dhe të inteligjencës artificiale krijohet një ndjesi frike dhe kjo është normale. Pritet të ketë ndryshime rrënjësore në mënyrën se si funksionon e gjithë shoqëria. Për shembull unë jam për ndarjen e roleve më të drejta dhe më etike në shoqëri. Mendoj se nuk duhet të ketë njerëz që ngrenë pesha të rënda, ndërkohë që këtë punë mund ta bëjë fare lehtë një robot. Kohët e fundit kemi kaluar dhe kriza të shumta dhe nuk janë të reja, por shumë kompani të vogla që kanë pasur probleme me të ardhurat e tyre u është dashur që t’i automatizojnë këto që të mos kenë punonjës që i paguajnë me rrogë dhe kjo është në dëm të personave që kërkojnë vende pune. Duhet ta pranojmë këtë realitet sepse shumë vende të reja pune do të krijohen, të cilat nuk i kemi imagjinuar deri më sot.

CMG: Lojëra Aziatike janë të parat “Lojërat aziatike cloud” në histori. Alibaba Cloud ka ndërtuar një grup sistemi për publikimin e rezultateve të ngjarjeve për këto Lojëra Aziatike, duke përdorur kompjuterin cloud për të zëvendësuar qendrën tradicionale të të dhënave (IDC), duke arritur për herë të parë 100% të sistemeve bazë të Lojërave Aziatike në cloud. Përveç kësaj, Lojërat Aziatike Hangzhou janë gjithashtu lojërat e para aziatike që përdorin transmetimin cloud kompjuterik. Si e vlerësoni këtë?

Geiv Tomço: Përsa i përket sistemeve cloud siç është shembulli i Kinës po orientohen kompanitë vendase që të kalojnë në cloud sepse ka shumë aspekte ligjore rregullatore që qeveria po i menaxhon dhe drejton që të mos ketë hakime. Nga ana operacionale sistemi është për t’u zgjeruar sepse nuk është e nevojshme të bësh investime të mëdha, pasi ka shumë kompani cloud në treg dhe kompanitë e vogla apo të mesme që merren me transmetime nuk kanë nevojë të bëjnë investime drastike në infrastrukturë sepse mjafton t’i marrin me qira nga kompanitë që ofrojnë shërbimet cloud. Një benefit i mire është se ato nuk paguajnë nëse nuk e kanë përdorur mjaftueshëm dhe si shembull marrim faktin që kostoja gjatë Lojërave Aziatike rritet, por gjatë kohës që nuk ka Lojëra ajo ulet prapë sepse kështu funksionojnë sistemet cloud. Kjo është interesante sepse meqënëse është rritur shumë kërkesa dhe ngarkesa sistemet mund ta përballojnë këtë sepse janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri dhe janë dinamike sipas kërkesës.

Geiv Tomço ekspert i AI dhe robotikës (Foto nga Facebook)

Të dhëna rreth risive teknologjike të Lojërave Aziatike

Nëpërmjet teknologjisë së transmetimit cloud të Alibaba Cloud, Lojërat aktuale Aziatike pritet të transmetojnë deri në 60 kanale sinjalesh me definicion të lartë dhe me definicion ultra të lartë në re, me një kohëzgjatje totale prej më shumë se 5000 orë; dhe rezultatet e lojës në kohë reale mund të merren në vetëm 5 deri në 6 sekonda.

Sesioni i ndezjes dixhitale është padyshim pika kulmore e ceremonisë së hapjes. Është raportuar se inxhinierët e Alipay kanë kryer më shumë se 100,000 teste në më shumë se 300 telefona celularë të moshave dhe modeleve të ndryshme, kanë shkruar më shumë se 200,000 rreshta kodi dhe kanë përdorur motorë interaktivë 3D, njerëz dixhitalë të AI, shërbime cloud, blockchain dhe të tjera.

Ka shumë teknologji të tjera që shkëlqejnë në Lojërat Aziatike Hangzhou, të tilla si 3D me sy të lirë, kupola dixhitale AR, 3D Dual Vivid, "8K AVS3+ Dual Vivid" teknologjia e transmetimit me definicion ultra të lartë, etj.

Krahasuar me transmetimet satelitore, gjerësia e brezit të transmetimit cloud është rritur nga Mbps (milion bit për sekondë) në Gbps (gigabit për sekondë). Në raste ekstreme, mund të zgjerohet edhe në nivelin e TB-së, që është e barabartë me transmetimin e 500 filmave HD në një sekondë.

Qendra e transmetimit drejtpërdrejt në renë kompjuterike të Lojërave Aziatike Hangzhou mbështetet në aftësitë ndër-rajonale të rrjetit cloud për të siguruar që sinjalet e transmetimit të Lojërave Aziatike të transmetohen shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme në qendrat e transmetimit të drejtpërdrejtë të videos Alibaba Cloud në Shangai dhe Pekin, dhe më pas nëpërmjet Alibaba Cloud në vende të tilla si Hong Kong, Singapori dhe Mumbai, Indi. Node, transmetohet në kohë reale për audiencat në Azi dhe madje në mbarë botën.

Intervistoi Eda Merepeza