Xi Jinping-u uron presidentin e zgjedhur të Maldiveve
2023-10-04 11:03:32

Mohamed Muizzu (Foto nga VCG)

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh urimi z. Mohamed Muizzu për zgjedhjen e tij si president i Maldiveve.

Në mesazh, Xi tha se Kina dhe Maldivet kanë një histori të gjatë shkëmbimesh miqësore.

Të dy vendet jo vetëm janë miq që kanë besim të sinqertë ndaj njëri-tjetrit dhe japin ndihmë të ndërsjellë, por edhe partnerë të zhvillimit dhe begatisë së përbashkët, tha Xi. Ai theksoi se i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe është i gatshëm të punojë me presidentin e zgjedhur Muizzu për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve dhe për të forcuar miqësinë tradicionale, duke thelluar bashkëpunimin konkret dhe duke nxitur arritjen e përparimeve të reja në partneritetin miqësor dhe bashkëpunues të orientuar drejt së ardhmes ndërmjet dy vendeve. (Çang Çuo)