Faktoringu në biznes. Pse nuk po zhvillohet në Shqipëri?
2023-10-04 12:00:02


 Foto nga gazeta si

Faktoringu është një operacion i dhënies së kredisë që do të mblidhet nga shoqëria në favor të një institucioni financiar. Me fjalë të tjera, faktoringu është transferimi i një faktori i një natyre tregtare nga pronari i tij tek një njësi ekonomike e specializuar, përgjithësisht një njësi financiare, në këmbim të një çmimi të rënë dakord. Fondet e kaluara tek Furnitori nëpermjet faktoringut mund të përdoren sipas nevojës së tij. Financimi në Faktoring bazohet kryesisht mbi cilësinë e të arkëtueshmëve dhe jo mbi cilësinë e furnitorit dhe balancës së tij financiare. Shuma e financimit të ofruar është plotësisht e përshtatur sipas volumeve të transaksioneve të kryera me klientët/debitorët. Por kjo formë financimi, nuk është shumë e përhapur në Shqipëri. Tregu i faktoringut shfaqi një ecuri në stanjacion edhe për vitin 2022. Endrit Beqaj, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Factoring & Lease, thotë për Revistën Monitor  se ky produkt ende njihet pak nga bizneset, ndërsa zhvillimi i tij kufizohet edhe nga informaliteti dhe mungesa e një sektori të zhvilluar industrial. Z.Beqaj sqaron benefitet që kanë bizneset gjatë përdorimit të faktoringut.

“Faktoringu është një financim shumë I shpejtë, aq sa transaksioni I shitjes. Në momentin që biznesi ka kryer transaksionin e shitjes, ky është momenti që I lind e drejta të arkëtojë fondet në moment, pa pritur termat e vonuar të paketës dhe faktoringu nuk merr kolateral, pra biznesi nuk është I detyruar të vendosë kolateral në mënyrë që të arkëtojë lekët nga shitja e produktit të vet. Ashtu sic është zhvilluar në të gjithë botën duhet të vazhdojë të zhvillohet edhe tek ne. Italia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar e përdorin shumë faktoringun. Ka shumë avantazhe, është njëlloj si shit-blerje fature. Jo shit-blerje të mallit fizik, por shit-blerje të titullit të faturës.”- thotë Z. Beqaj.

Por cilat janë problemet që kjo metodë financimi nuk po përdoret shumë në Shqipëri?

“Si pikë kryesore do përmendja mungesën e informacionit mbi produktin e faktoringut. Akoma bizneset nuk janë ndërgjegjësuar për produktin e faktoringut dhe avantazhet e tij. Shpejtësia financimit të faktoringut, plus  gjatë kësaj periudhe ka qenë akoma një ekonomi eksperimentale nëpërmjet procesit të fiskalizimit. Shumë biznese thonin fiskalizimi nuk do bëhet, do bëhet, madje vendosën dhe baste do bëhet apo s’do bëhet fiskalizimi. Kjo gjë pengohet sepse financimi i faturës është ngushtësisht i lidhur me komplet procedurat e raportimit të faturës. Një pikë tjetër do thoja mungesa e industrisë në vend. Mungesa e investimeve të huaja në industri dhe jo vetëm. Kemi pasur investime të huaja, kemi pasur në ndërtim, apo pasuri të paluajtshme kjo nuk është se ka sjell ndonjë avantazh në ekonominë e përditshme të financimeve në fatura. Një pikë tjetër do thoja rënia e bizneseve të eksporteve, e ka tkurrur tregun e faktoringut, sidomos atë të financimit të letërkredive. Këtu ka ndikuar dhe rënia e euros. Pasi rënia e euros ka bërë që bizneset eksportuese pothuaj ti pengojnë shumë. Megjithatë bizneset do vazhdojnë të gjejnë burime alternative financimi, përveç sektorit bankar siç dihet Exchange, janë një burim kredidhënie, burim formati krëdidhënie, duke i thënë biznesit që në momentin që do më kalojë kjo pagesë nga ky klient, lekët do ti kaloj ty. Edhe në këtë formë mendoj që kanë marrë një pjesë të faktoringut në thonjëza. Ka qenë historikisht kjo, jo që kanë marrë. Ne nuk kemi mundur  ti bëjmë konkurencë këtij fenomeni.”

Foto nga monitor

Edhe pse huamarrja jo formale është më e kushtueshme, kjo nuk ka ndikuar të nxisë bizneset drejt faktoringut për produkte të caktuara.

“Duke mos qenë të informuar rreth produktit te kanë më të lehtë të shkojnë tek zyrat e këmbimit, që në 1990, kanë 30 vite që shkojnë aty dhe mund ta zgjidhin dhe sot. Pjesa tjetër e problemit të zhvillimit të faktoringut është edhe pasiguria e sistemit gjyqësor. Dmth në raste të  ekzekutimit të faturës ka vonesa të tejzgjatura. Edhe kjo mendoj se është  arsyeja kryesore dhe pse bankat nuk e kanë zhvilluar faktoringun. Dmth risku që vjen mbi produktin dhe kohëzgjatja e ekzekutimit të procesit të titullit ekzekutiv për faturat e faktoringut. Kurse banka ka një kohezion pak më dominues, mban kolateralin, le të vonohet procesi ama unë e di që e kam kolateral.”

Z.Beqaj tregon se si janë menaxhuar rastet problematike me pjesën e ekzekutimit të faturave.

“Kemi pas raste, nuk është se nuk kemi pasur raste, edhe kemi zgjidhur me durim edhe ne. Me durim me pritje, duke pritur  që sistemi  gjyqësor të funksionojë.”

Janë disa lloje faktoringu që ofrohen në tregun shqiptar.

Foto nga define business Terms

“ Ofrojmë edhe me skontim fature, por kryesisht është faktoringu me rekurs. Faktoringun pa rekurs ne nuk e kemi ofruar asnjëherë në treg dhe besoj se nuk e kemi në plan edhe në vitet e ardhshme që ta ofrojmë faktoringun pa rekurs. Dmth jemi të fokusuar tek faktoringu me rekurs tek skontimi i faturës, dhe financimi i formave të eksportit, edhe pse gjatë këtyre dy viteve, nuk kemi pasur ndonjë lehtësi eksporti.”

Në funksionimin e shpejtë të faktoringut ka probleme edhe në funksionimin e  fiskalizimit.

“Jo nuk është parashikuar më parë që pagesa mund të ti bëhet faktorit, dmth edhe kodi që gjeneron edhe faturat është një kod unik i lidhur me faturën, nuk është kod i lidhur me një palë të tretë. Disa banka nuk e lënë nuk i mundësojnë klientit që ta bëjë pagesën te një llogari ndërmjetëse, le të themi.”

Edhe në këtë pike duhet gjetur një alternative.

“Banka që do të bëjë transfertën duhet të blejë një licence lidhur me kontratën e faktoringut që të mundësojë pagesën tek një palë e tretë, dmth edhe atë shpejtësi që e ka produkti në praktikë ty të humbet shpejtësi e produktit sepse jo gjithmonë pagesa bëhet nëpërmjet tellerit që e di produktin e faktoringut apo që e ka blerë licencën. Pra një produkt i shpejtë kthehet në një produkt me vonesa.”-thotë Z. Endrit Beqaj, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Factoring & Lease.