Gazetarë nga 17 vende vizituan Xinjiang të Kinës
2023-10-03 15:42:33

foto nga CFP

foto nga CFP

Një grup prej 22 gazetarësh nga 17 vende përfunduan një udhëtim në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, njofton “Xinhua”.

Gjatë vizitës ata u njohën me zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit, kulturën e larmishme dhe zhvillimin e nismës “Një brez, një rrugë”.

Udhëtimi, i cili filloi më 21 shtator, i çoi gazetarët në vende të ndryshme në Xinjiang, duke përfshirë kryeqendrën rajonale Urumqi, prefekturën Kashgar dhe prefekturën autonome Ili Kazak.

Që nga kohërat e lashta, Xinjiang ka qenë një rajon ku takohen kultura të ndryshme. Në qytetin antik të Kashgarit, gazetarët shëtitën nëpër rrugë për të mësuar rreth kulturës së pasur popullore.

Gjatë udhëtimit të tyre nëntëditor, gazetarët vizituan gjithashtu Institutin Islamik Xinjiang në Urumqi dhe xhaminë Id Kah në Kashgar dhe ndoqën një leksion mbi mbrojtjen e lirisë së besimit fetar në Xinjiang.

Gazetarët vizituan edhe një ekspozitë për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në Xinjiang, ku përmes fotove dhe materialeve video u dëshmuan arritjet e Kinës në këtë drejtim. (Fatosi)

foto nga “ChinaNews.com”

foto nga “ChinaNews.com”