Këtë vit Festa e Mesvjeshtës që përputhet me festën e Ditës Kombëtare të Kinës dhe e kombinuar me Lojërat Aziatike, e ka bërë qytetin e Hangzhout të provincës Zhejiang të Kinës Lindore një destinacion që duhet parë.
foto: VCG
Që nga 21 shtatori, krahasur me të njëjtën periudhën të vitit të kaluar, porositë e përgjithshme të turizmit në Hangzhou gjatë Lojërave Aziatike u rritën me 279 për qind, treguan statistikat e platformës kineze të udhëtimit Ctrip. Fluksi i madh i pasagjerëve e ka bërë Hangzhoun ndër një tre destinacionet më populluara për turistët gjatë pushimeve të Ditës Kombëtare, pas Pekinit dhe Shangait. Bumi turistik në Hangzhou tregon gjithashtu një efekt përhapës, duke nxitur rritjen e konsumit turistik në zonat përreth.
foto: VCG
Në të njëjtën kohë, konsumi i turizmit lokal, duke përfshirë hotelerinë, transportin dhe blerjet, të gjitha janë rritur drejtpërdrejt. Gjatë Lojërave Aziatike, porositë e konsumit turistik në provincën Zhejiang u rritën me më shumë se 100 për qind, krahasuar me të njëjtën peridhë të vitit 2019, sipas kompanisë kineze të shërbimit të shitjes me pakicë Meituan. (Li Huailiang/Edmond)