PMI-ja e prodhimit të Kinës rikthehet drejt zgjerimit në shtator
2023-10-01 17:27:00

foto: VCG

foto: VCG

Indeksi i menaxherëve të blerjeve të prodhimit të Kinës (PMI) u kthye në zonën e zgjerimit në shtator, duke treguar rritje të aktivitetit të fabrikës dhe një rimëkëmbje pozitive ekonomike në vend.

Indeksi i PMI-së në shtator arriti në 50.2, ose 0.5 pikë më e lartë nga muaji gusht, treguan të shtunën të dhënat nga Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS).

foto: VCG

foto: VCG

Përmirësimet si në prodhim ashtu edhe në kërkesë po kontribuojnë në rritjen e porosive si dhe në rritjen e vazhdueshme të çmimeve të disa mallrave me shumicë kohët e fundit, tha statisticieni i lartë i NBS-së Zhao Qinghe. Në veçanti, PMI-ja për prodhimin e pajisjeve, prodhimin e teknologjisë së lartë dhe mallrat e konsumit mbeti më i lartë se 50 pikë, ku 50 është linja që ndan zgjerimin dhe tkurrjen.

PMI-ja e Kinës për sektorin joprodhues arriti në 51.7 në shtator, duke treguar një zgjerim në rritje dhe duke kontribuuar në një PMI të përbërë prej 52.0. (Li Huailiang/Edmond)