Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së u vlerësua mjaft nga shikuesit globalë
2023-09-30 17:22:19

foto: CMG

foto: CMG

Galaja e Festës së Mesvjeshtës nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) u zhvillua të premten, duke kremtuar natën e hënës së plotë dhe shoqëruar kinezët në mbarë botën.

Që nga ora 22 e së premtes, galaja u transmetua nga kanalet e shumta të CMG-së dhe numri i teleshikuesve arriti në 130 milionë. Në platformat e mediave sociale, numri i shikimeve të postimeve i tejkaloi 4 miliardë lexime, ndërsa i videove të luajtura, më shumë se 1.5 miliardë herë. 

foto: CMG

foto: CMG

Galaja pushtoi shtëpitë e kinezëve me ndjenjat e saj të thella ndaj familjes dhe vendit dhe stilin e saj të bukur romantik dhe estetik. Grupi Mediatik i Kinës vazhdon të bëjë përparime në komunikimin e integruar të “ideologji + art +  teknologji” dhe forca e inovacionit teknologjik i jep krahë imagjinatës në skenë.

foto: CMG

foto: CMG

Sivjet, Galaja e Festës së Mesvjeshtës u transmetua për herë të parë edhe në ekran vertikal dhe numri i klikimeve në të gjithë rrjetin i kaloi 100 milionë.

Galaja u transmetua në mënyrë të drejtpërdrejtë nga CGTN-ja në gjuhën kineze dhe u përhap në 68 gjuhë të ndryshme, duke tërhequr edhe vëmendjen të shikuesve globalë. (Li Huailiang/Edmond)