Nisma e Pekinit për Bashkëpunimin dhe Komunikimin Global në Sektorin e Transportit gjen mbështetje nga 25 vende
2023-09-29 17:59:56

Nisma e Pekinit për Bashkëpunimin dhe Komunikimin Global në Sektorin e Transportit është mbështetur nga 25 vende dhe organizata ndërkombëtare, që bënë thirrje për përpjekje të përbashkëta nga komuniteti ndërkombëtar për të ndërtuar një sistem transporti të qëndrueshëm, të sigurt, të përshtatshëm, efikas, të gjelbër dhe ekonomik.

Foto:VCG

Pamje nga forumi(Foto:VCG)

Nisma, e njohur gjithashtu si "Iniciativa e Veprimit të Përbashkët nga ministrat e Transportit në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm (2023)" është një nga rezultatet kryesore të Forumit Global të Transportit të Qëndrueshëm, i cili përfundoi të martën në Pekin.

"Nisma përsëriti rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të transportit për rritjen ekonomike globale dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve",- tha Wang Xingxing, zëvendësdrejtor i departamentit ndërkombëtar të Ministrisë së Transportit, në një konferencë shtypi të martën, pas ceremonisë së mbylljes së forumin dyditor.

"Ajo gjithashtu miraton organizimin e rregullt të Forumit Global të Transportit të Qëndrueshëm dhe e ngre atë si një forum të rëndësishëm ndërkombëtar ministror për të rritur bashkëpunimin global të transportit",- tha ai.

Një aleancë globale e inovacionit të transportit të qëndrueshëm është krijuar gjatë samitit. Gjithsej 42 kompani dhe organizata nga Kina dhe jashtë saj kanë rënë dakord t'i bashkohen aleancës si anëtarë themelues, duke mbuluar fusha të ndryshme, si transporti rrugor, ujor, hekurudhor, aviacioni civil dhe shërbimi postar.

"Aleanca, e iniciuar nga Qendra Globale e Inovacionit dhe Njohurive për Transportin e Qëndrueshëm, është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, që synon të mbledhë dhe të integrojë burimet e qeverive, ndërmarrjeve, grupeve të mendimit dhe sektorëve të tjerë socialë nga Kina dhe jashtë saj. Ajo synon të ndërtojë një platformë komunikimi për vendet, shoqërinë dhe ndërmarrjet”,- tha Liu Peng, zëvendësdrejtor i qendrës.

Foto:VCG

Pamje nga forumi(Foto:VCG)

Raporti i zhvillimit të transportit të qëndrueshëm (2022) është publikuar gjithashtu në kinezisht dhe anglisht gjatë ngjarjes, duke prezantuar zhvillimin më të fundit të praktikës së vendit në promovimin e transportit të qëndrueshëm.

Kina gjithashtu nënshkroi një sërë dokumentesh me organizata dhe vende ndërkombëtare, si Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të Kombeve të Bashkuara (UNDESA), Serbia, Mongolia, Arabia Saudite dhe Singapori. Këto dokumente synojnë të forcojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin, si dhe të rrisin bashkëpunimin në inovacionin e shkencës dhe teknologjisë.

Ndërkohë, nga e hëna në të mërkurë u mbajt Ekspozita e 15-të Ndërkombëtare për Teknologjinë dhe Pajisjet e Transportit, duke shfaqur përparimet më të fundit në teknologjinë e transportit.

Të martën, shumë vizitorë u ndalën në stendën e “China Communications Construction”, një kompani e madhe inxhinierike dhe ndërtimi shumëkombëshe shtetërore. Modelet e infrastrukturave ultra të mëdha të ndërtuara nga kompania u shfaqën aty, duke përfshirë Portin e Detit të Thellë Lekki në Nigeri, Portin e Ujit të Thellë Yangshan në Shangai, Urën në Shenzhen-Zhongshan, Aeroportin Ndërkombëtar Daxing të Pekinit.

Vinça të avancuar që mund të ngrenë dy kontejnerë në të njëjtën kohë janë përdorur në Portin e Ujit të Thellë të Shangait, duke dyfishuar efikasitetin e funksionimit për të trajtuar kontejnerët në port.

Foto:VCG

Pamje nga forumi(Foto:VCG)

"Kompania ka kryer projekte në 157 vende dhe rajone, duke përfshirë hekurudhën Mombasa-Nairobi dhe Urën Hong Kong-Zhuhai-Makao",- tha Wang Tongzhou, president i kompanisë.

Kompania ka punësuar shumë staf vendas për t'u bashkuar me projektet jashtë shtetit, duke ndërtuar infrastruktura dhe gjithashtu duke ushqyer talentet vendase, tha Tang Qiaoliang, kreu i biznesit jashtë shtetit. Kompania ka investuar dhe ndërtuar më shumë se 3,000 projekte infrastrukturore me cilësi të lartë në vendet dhe rajonet e përfshira në nismën “Një brez, një rrugë”, shtoi ai.

Kabina e një kompanie të madhe online të transportit të makinave “Didi Chuxing ” gjithashtu tërhoqi shumë vëmendje. Vizitorët e huaj bënë foto të makinës pa pilot në ekspozitë.

Siguria është një nga prioritetet kryesore ku kompania fokusohet në vitet e fundit. Janë marrë shumë masa të tilla, si bashkëpunimi me departamentet e sigurisë publike për të kryer kontroll të plotë të sfondit për drejtuesit e mjeteve dhe monitorimi i sjelljeve të rrezikshme të shoferëve.

Shangai(Foto:VCG)

Shangai(Foto:VCG)

Sektori i transportit i Kinës ka parë një zhvillim të rëndësishëm në dekadën e fundit. Deri vitin e kaluar, vendi kishte një rrjet rrugor prej më shumë se 5.36 milionë kilometra, nga të cilat 177,000 km ishin autostrada. Rrjeti hekurudhor ishte shtrirë në 155,000 km, me 42,000 km hekurudha me shpejtësi të lartë.