(Foto nga instagrami)
Foto nga instagrami
Turi i ‘Sanremo giovani’ nisi më 22 shtator në Tiranë. Me pjesëmarrjen e katër finalistëve të ngjarjes më të madhe muzikore italiane, të cilët interpretuan këngët e tyre, por edhe hitet historike të muzikës italiane. Me Çibukajn, MC Kresha dhe Lyrical Son, u dëgjua dhe kënga shqipe.
Muzikanti italian Maurizo Filardo u shpreh për mediat:
“Mikpritja këtu është fantastike! E di që ju pëlqen shumë muzika italiane, kështu që ndihemi shumë të lumtur që jemi këtu për të performuar!” është shprehur drejtori artistik i ‘Sanremo Giovani Tour’, muzikanti Maurizo Filardo, i cili është kompozitor, drejtor orkestre, por edhe ka kompozuar kolona zanore të filmave të njohur si “ Perfetti sconosciuti’.
Koncerti mbahet për të dytën herë në kryeqytet, e disa prej tyre, njësoj si drejtori artistik Maurizo Filardo, rikthehen në kryeqytetin tonë, pas 'Sanremo-s' së vitit të kaluar.
Sanremo është emblema e muzikës italiane, prej aty kanë kaluar emrat më të mëdhenj Ndaj, ajo skenë mbetet unike dhe një eksperiencë mjaft e bukur për të gjithë artistët pjesëmarrës në këtë koncert. Sanremo është një nga skenat që synon çdo artist i huaj apo shqiptar, dhe nëse e prek atë skenë atëherë kjo është një arritje shumë e madhe drejt karrierës artistike të artistit.
Anna Oxa në Sanremo (Foto nga youtube)
Artistët italianë e kanë kuptuar lidhjen e fortë që populli shqiptar ka me muzikën e tyre, e veçanërisht me Sanremon, duke i shoqëruar hitet e tyre.
Ambasada Italiane dhe Instituti Italian i Kulturës e organizojnë këtë event, edhe në emër të miqësisë së dy vendeve dhe shkëmbimit kulturor, duke nisur me vendin më të dashur për muzikën italiane, Shqipërinë.
Sanremo Giovani u mbajt në Tiranë fundjavën e kaluar. Ky është një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën, por datën e parë të turit për vitin 2023, zgjodhi Tiranën. Në këtë koncert morën pjesë këngëtarë të rinj italianë, të cilët udhëhiqeshin nga kompozitori dhe dirigjenti i Festivalit të Sanremos, Maurizio Filardo. Artistët italianë që performuan në këtë festival ishin Martina Beltrami, Maninni, FIAT131, Noor, gjithashtu në këtë koncert përshëndetën me këngët e tyre edhe artistët e mirënjohur shqiptarë si MC Kresha, Lyrical Son, si dhe këngëtarja Marsela Çibukaj, e cila interpretoi dhe prezantoi njëkohësisht këtë aktivitet. Koncerti u mbajt për publikun kryeqytetas më 22 shtator 2023 në sheshin “Italia” dhe hyrja ishte e lirë për të gjithë adhuruesit e muzikës italiane. Ky aktivitet erdhi nën organizimin e Institutit Italian të Kulturës, Ambasadës italiane në Tiranë si dhe Bashkisë së Tiranës. Pas Tiranës Festivali “Sanremo Giovani” udhëtoi më datë 24 shtator drejt Prishtinës, për të zhvilluar koncertin vijues e për të vazhduar turin e tyre një javor të “Sanremo Giovani” me Beogradin dhe Sarajevën.
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro (Foto nga youtube)
Janë të shumtë artistët të cilët e ëndërrojnë skenën e Sanremos, por ata shqiptarë që e kanë prekur dhe kanë interpretuar në të duke u bërë pjesë e historikut të këtij Festivali, janë Anna Oxa, e cila në vitet 1989 ka fituar çmimin e parë në Sanremo ne duet me Fausto Leali me këngën “Ti Lascero” si dhe në vitin 1999 ka fituar çmimin e parë në Sanremo me këngën “Senza pieta” si edhe Ermal Meta, shqiptari i cili në vitin 2018 bashkë me Fabrizion Moro fitoi çmimin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente” dhe përfaqësoi Italinë në Festivalin Europian të Këngës. Gjithashtu edhe këngëtarja Elsa Lila e cila arriti deri në finale me pjesëmarrjen e saj në vitin 2003 me këngën “Valeria”, si edhe në vitin 2007 me këngën “Il senso della vita”
‘Sanremo Giovani’ është një konkurs muzikor italian i mbajtur në Sanremo që nga viti 1993. Këngëtarët e rinj marrin pjesë me synimin për t'u përzgjedhur në mënyra të ndryshme nga viti në vit për Festivalin e Sanremos të vitit pasues. Nga viti 1993 deri në vitin 1998, në vitet 2001,2022, si dhe që nga viti 2015, zakonisht në nëntor ose dhjetor, konkursi u transmetua në televizion në Rai 1 dhe në radio (Rai Radio 1 ose Rai Radio 2), ndërsa në vitet e tjera u zëvendësua nga audicione private para jurisë së 50-70 këngëtarëve të përzgjedhur.
Sava Lena