Tregtia ndërkombëtare e mallrave dhe shërbimeve të Kinës arrin në 4 trilionë juanë në gusht
2023-09-29 15:33:23

 Porti Yantai, provincë Shandong(Foto:VCG)

Porti Yantai, provincë Shandong(Foto:VCG)

Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime arriti në 4.02 trilionë juanë ose 559.9 miliardë dollarë amerikanë në gusht 2023, treguan të dhënat zyrtare të enjten.

Eksportet e mallrave arritën në 1.93 trilionë juanë dhe importet arritën në 1.54 trilionë juanë, duke rezultuar në një tepricë prej 384.6 miliardë juanësh, citon “Xinhua” Administratën Shtetërore e Këmbimit valutor.

Eksportet e shërbimeve arritën në 187.1 miliardë juanë muajin e kaluar, ndërsa importet e shërbimeve arritën në 357.5 miliardë juanë, duke rezultuar në një deficit tregtar prej 170.5 miliardë juanësh, sipas administratës. (Elona)