
Policë (Foto RTSH)
Shqipëria vazhdon të shënojë përmirësime në luftën kundër kriminalitetit, duke u ngjitur me 26 vende mes 193 shteteve të botës, bën të ditur “RTSH”. Në Indeksin Global të Krimit të Organizuar për vitin 2023, Shqipëria renditet e 98-ta, nga pozicioni i 61-të në vitin 2021. Në rang evropian, vendi është i 15-ti mes 44 shteteve të marra në analizë, 6 pozicione më lart se dy vite më parë, duke u vlerësuar me notën 5.17.
Çfarë vlerësohet nga agjencia me bazë në Gjenevë janë rezultatet pozitive të vërejtura prej vitesh pas zbatimit të reformës në drejtësi kundër korrupsionit.
Përmirësime vërehen në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe sistemin gjyqësor, në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tregtimit të kokainës dhe kanabisit dhe ndaj rrjeteve kriminale.
Raporti konstaton rënien e aktivitetit të kultivimit të kanabisit në vend.
Më shumë punë kërkohet në drejtimin e luftës kundër tregtimit të drogave sintetike dhe aktorëve shtetërorë apo joshtetërorë që operojnë jashtë vendlindjes, qoftë shtetas të huaj apo grupe të diasporës. (Elona)
