Një tren i nisur nga Xi'an për në Europë(Foto:Xinhua)
Deri të enjten, stacioni i portit ndërkombëtar Xi'an ka trajtuar gjithsej 20.000 trena mallrash Kinë-Evropë që nga nisja e shërbimit të trenit të mallrave Kinë-Evropë në vitin 2013.
Një tren mallrash Kinë-Evropë, i ngarkuar me 165 automjete, u nis nga stacioni i portit ndërkombëtar Xi'an të enjten për në kryeqytetin rus Moskë, duke e bërë stacionin portual të Kinës të parin që arrin shifrën 20.000, shkruan “Xinhua”.
Numri i trenave të mallrave Kinë-Evropë në hyrje dhe në dalje që kanë kaluar që nga fillimi i këtij viti arriti në 3,946 ose 29.7 për qind më shumë nga viti në vit dhe ngarkesa totale arriti në 3.5 milionë tonë, duke shënuar një rritje prej 34.7 për qind nga viti në vit. (Elona)