Ekipi mjekësor kinez ofron kujdes shëndetësor falas në Mianmar
2023-09-29 15:58:56
Foto:VCG
Një ekip praktikuesish të Mjekësisë Tradicionale Kineze (TCM) nga Kina ofroi shërbime mjekësore falas për banorët e qytetit më të madh të Mianmarit, Yangon.
Me mbështetjen e Dhomës së Përgjithshme të Tregtisë Fujian në Mianmar u ngrit një klinikë të përkohshme në Yangon.
Ekipi i pesë mjekëve të ndihmuar nga stafi mjekësor ofruan diagnozë dhe trajtim për rreth 300 banorë vendas gjatë funksionimit të klinikës së tyre, shkruan “Xinhua”.
Sipas ekipit atje, qëllimi është të kujdesen për kinezët jashtë shtetit dhe të promovojnë thelbin e mjekësisë tradicionale kineze. (Elona)
Lajmet Kryesore