OBSH-ja e shqetësuar nga shtimi i rasteve me Covid-19
2023-09-29 16:00:58

Selia e OBSH-së, Gjenevë(Foto:VCG)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar për rritjen e rasteve të koronavirusit në disa vende përpara dimrit të ardhshëm.

“Fatkeqësisht, jo të gjitha vendet po raportojnë më shumë raste, por midis atyre që kanë njoftuar OBSH-në, pranimet në spital dhe trajtimet në njësitë e kujdesit intensiv janë rritur”,-  theksoi në Gjenevë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha se përqindja e njerëzve të vaksinuar në grupet me rrezik të lartë është shumë e ulët në Amerikë dhe Evropë, citon “ATSH”.

“Covid-19 mund mos të jetë një krizë aq akute sa ishte dy vjet më parë, por kjo nuk do të thotë që ne mund ta injorojmë sëmundjen”,- tha shefi i OBSH-së. (Elona)