Ministri Mete: Të ardhurat u rritën me 48. 5 miliardë lekë
2023-09-29 15:40:05
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, deklaroi se ekonomia shqiptare po vijon ecurinë pozitive.

Foto:VCG
Ministri bën të ditur se të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 425 miliardë lekë, ose 102.5% e planit të së njëjtës periudhë, citon “ATSH”. Krahasuar me një vit më parë, sipas ministrit Mete, të ardhurat janë rritur me 48.5 miliardë lekë, ose 12.9% më shumë.
Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike gjatë periudhës janar-gusht arritën 377.4 miliardë lekë, nga 406.9 miliardë lekë që ishin planifikuar për periudhën. (Elona)
Lajmet Kryesore
