Hong Kongu vazhdon të renditet ndër kryesuesit në Indeksin Global të Inovacionit
2023-09-29 15:41:04

 Hong Kong(Foto:VCG)

Hong Kong(Foto:VCG)

Indeksi Global i Inovacionit 2023, i publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, e renditi grupin e shkencës dhe teknologjisë Shenzhen-Hong Kong-Guangzhou në vendin e dytë global për të katërtin vit radhazi, bën të ditur “Xinhua”.

Renditja e Hong Kongut mbetet e pesta në Azi dhe është e 17-ta globalisht midis 132 ekonomive. Për sa u përket dy nën-indekseve,  Hong Kongu vazhdoi të performojë mirë në nën-indeksin “Innovation Input”, në vendin e tetë në nivel global. Renditja e tij në nënindeksin “Innovation Output” u përmirësua në vendin e 24-të.

Plani i 14-të pesëvjeçar i Kinës (2021-2025) tregon mbështetje të qartë për zhvillimin e Hong Kongut në një qendër ndërkombëtare të inovacionit dhe teknologjisë.

Për të përcaktuar Hong Kongun në lëvizjen drejt këtij vizioni, qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut shpalli Projektin e Zhvillimit të Hong Kongut vitin e kaluar për të krijuar një rrugë të qartë zhvillimi dhe për të formuluar një planifikim strategjik sistematik për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë gjatë 5-10 vitet e ardhshme. (Elona)